VIDEO/ Tottenham “peshë e rëndë”, “Spurs” mposhtin me “poker” Newcastle

by admin
Spread the love

Tottenham është rikthyer më në fund tek fitorja duke mposhtur Newcastleme rezultatin 4-1.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave, ku Son asistoi dy herë, për Udogie në minutën e 26’ dhe Richarlison në minutën e 38’.

Pjesa e dytë nuk pati surpriza, pasi Tottenham gjeti edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 60’ ishte përsëri braziliani Richarlison që trefishoi shifrat, ndërsa shënoi edhe Son me 11 metërsh në minutën e 84’. Newcastle arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 92′ me anë të Joelinton.

Me këtë fitore, Tottenham ndodhet në vendin e pestë me 30 pikë, ndërsa Newcastle në vendin e shtatë me 26 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat

 

You may also like