VIDEO/ Tjetër favorizim për Realin nga gjyqtarët. Rodrigo godet portierin me shuplakë, por i falet kartoni i kuq

by admin
Spread the love

Pas zhurmës që prodhoi ndeshja e Relait ndaj Almerias sa i përket favorizimit nga gjykimi, pritet që sërish madrilenët të jenë nën shënjestër nga rivalët për sa i përket përkrahjes së “xhaketave të zeza”. Në minutën e 5-të të ndeshjes Las Palmas – Real Madrid, gjyqtari Cesar Soto Grado i ka dhënë një karton të verdhë Rodrigos, i cili goditi me shuplakë portierin vendas, Alvaro Vales.

Ish gjyqtari Alfonso Perez Burrull, është ndalur te ky momentet kontestues i ndeshjes.

“Lojtari i Real Madridit (Rodrigo) gaboi kur nxori dorën me qëllim që të godiste portierin e Las Palmas. Një gjest që në mënyrë perfekte mund të ndëshkohet me karton të kuq”, ka thënë ish-gjyqtari Perez Burrull në programin ‘Marcador’ në Radio MARCA.

Gjatë javës ka pasur debate të mëdha për gjykimin në Spanjë, sidomos për ndeshjen mes Real Madridit dhe Almerias, ku skuadra e Ançelotit fitoi me përmbysje në shifrat 3-2, e ku gjatë ndeshjes u evidentuan  disa raste të kontestueshme.

;

PANORAMASPORT.AL

You may also like