(VIDEO) Tetë ditë paraburgim për uzurpuesin që donte të bënte parking tek ambulanca e Bit Pazarit

by admin
Spread the love

Prokurori publik I ka kërkuar gjykatës penale  qëë të caktojë masën e paraburgimit për dy persona ndaj të cilëve është ngritur procedura për veprën penale uzurpim i patundshmërive në pajtim me Ligjin.  Gjyqtari i procedurës paraprake, duke marrë parasysh rrethanat për të dyshuarin e parë, i cili ka uzurpuar tokën, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh, ndërsa për të dyshuarin e dytë, drejtuesin e ekskavatorit, është caktuar masa e kujdesit.

PROKURORIA

“Të dyshuarit e moshës 45 dhe 42 vjeçare, në mënyrë të pacipë, kanë shembur me ekskavator një pjesë të rrethojës së poliklinikës ‘Bit Pazar’ dhe kanë filluar ta rrafshojnë tokën afër objektit shëndetësor që nuk ishte në posedim të tyre, me qëllim që të njejtën ta kthejnë në parking, edhe pse nuk kishin lejen e duhur nga komuna për këtë”.

Prokurori publik kompetent propozoi masën e paraburgimit, thuhet në njoftim, duke vlerësuar se në rastin konkret ekziston rreziku që të dyshuarit ta përsërisin veprën.

PROKURORIA

“Të dy treguan këmbëngulje të madhe për të realizuar veprimin e tyre dhe në vetëm dy orë arritën të shembnin gardhin dhe shtyllat e betonit për të lejuar makinerinë e ndërtimit të hynte në atë vend dhe derdhën një sasi të madhe rëre për të mbushur zone”.

Gjatë orëve të natës, në një vend veçanërisht të frekuentuar të qytetit, me gërmimet e tyre arritën deri në muret e spitalit, duke rrezikuar kështu aksesin në spital dhe shoqërimin e pacientëve në raste urgjente, thonë nga Prokuroria.

PROKURORIA

Synimi i të dyshuarve ishte që gjatë fundjavës ta përfundojnë veprimin kriminal në një periudhë sa më të shkurtër të mundshme duke vendosur rampën e tyre me të cilën do të uzurponin hapësirën dhe në të ardhmen do të përfitonin nga tarifimi i parkimit pa leje”.

Për prokurorinë, kjo tregon se tendenca e të dyshuarve ka qenë vazhdimi i kryerjes së veprave penale, gjë që justifikon frikën se ekziston rreziku që ta përsërisin veprën.

Enis Murtezi /SHENJA/

You may also like