(VIDEO) Të punësuarit në fabrikën “Kollska” protestuan para Qeverisë

by admin
Spread the love




Të punësuarit në fabrikën “Kollska”, e cila shërben për ndërtimin e mjeteve hekurodhore , sot kanë protestuar para Qeverisë. Ata kanë  kërkuar  takim me zyrtarët qeveritarë për të gjetur zgjidhje për problemin që po përballen  me llogarinë e bllokuar, e cila i pengon të funksionojnë.

Punjonësit në këtë fabrikë madje druajnë se fakrika “Kollska” mund edhe të mbyllet, por siç theksojnë ata, nëse fabrika mbyllet, 74 punëtorët do të mbeten pa punë, kurse servisimi i vagonëve të “Hekurudhave të Maqedonisë” do të bëhet në vendet e tjera, sepse “Kollska” është e vetmja fabrikë në vend që shërben për servisim të vagonëve.

PUNËTOR NË FABRIKËN KOLLSKA

“Po presim që ndonjëri nga  autoritetet të na mundosojë takim dhe të na pranojë. Problemet në ‘Kollska’ ekzistojnë prej kohësh dhe nuk ka zgjidhje. Prandaj kemi dalë para Qeverisë për të na thënë nëse ‘Kollska’ do të funksionojë dhe si do të funksionojë. Kërkojmë të na thonë se çfarë të bëjmë më pas”.

Llogaria e fabrikës “Kollska” është bllokuar për shkak të një borxhi të papaguar prej rreth 650 mijë eurosh të krijuar në periudhën 2013-2017, pasi ish-menaxhmenti i fabrikës nuk ka paguar TVSH.

Përndryshe,  si shenjë proteste punjonësit e fabrikës “Kollska”,  gjatë ditës së djeshme kanë bllokuar qarkullimin rrugor dhe hekurudhor në stacionin hekurudhor në Veles për dy orë. Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like