VIDEO/ Të gjithë lojtarët në dispozicion, Kombëtarja e Silvinjos u jep dorën e fundit përgatitjeve para Moldavisë

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare udhëtoi ditën e sotme drejt Kishinaut, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë, që do të luhet më 17 nëntor në stadiumin ‘Zimbru’.

Në orën 18:00, kuqezinjtë zhvilluan edhe seancën stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, teksa trajneri Silvinjo dha udhëzimet e fundit. Lajme të mira edhe për sa i përket Kristjan Asllanit, i cili u stërvit normalisht me grupin. Tekniku brazilian do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve, të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe  duken më të karikuar se kurrë.

You may also like