(VIDEO) Taravari: Nëse nuk ka ndryshime kushtetuese, mund ta shqyrtojmë qëndrimin në Qeveri

by admin
Spread the love

Nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese, Aleanca Për Shqiptarët do ta shqyrtojë pozicionin e saj. Kështu ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Arben Taravari. Ai gjithashtu tha  se ata  si parti gjithmonë do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, pa marrë parasysh nëse janë në pozitë apo opozitë.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT 0:14

“Gjithashtu tash e kemi thënë se pa marrë parasysh a jemi në pozitë apo opozitë, do t’i përkrahim ndryshimet kushtetuese, por gjithashtu moti kemi thënë se në qoftë se nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, do të hapet “kutia e Pandores” në Maqedoninë e Veriut. Nëse jo, edhe ne si parti politike normalisht do të dalim me qëndrime të cilat do t’i shohim dhe do ta shqyrtojmë pozicionimin tonë për tutje se si e vazhdojmë qëndrimin tonë në drejtim të asaj se si duhet të organizohemi”.

Taravari është shprehur optimist, pasi sipas tij, do të gjendet mundësia që të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe siç thotë ai, Maqedonia e Veriut së bashku me Shqipërinë , do ta vazhdojnë rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Në qoftë se kjo nuk ndodhë, Arben Taravari tha se ata si parti  politike , do të dalin me qëndrime të cilat do t’i shohin dhe do ta shqyrtojnë pozicionimin e tyre  se si do ta  vazhdojnë qëndrimin e tyre  në drejtim të asaj se si duhet të organizohen.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like