(VIDEO) Tanket për Kievin përplasin Moskën me Shkupin

by admin
Spread the love

Rusia e konsideron gabim të madh vendimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për dhurimin e tankeve T-72 Ukrainës, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova. MPJ ruse vlerëson se  edhe pse është pajisje e vjetëruar, me donacionin është dhënë mbështetje për “vazhdimin e aktiviteteve kriminale të regjimit në Kiev”.

MARIJA ZAHAROVA, ZËDHËNËSE E MPJ-SË RUSE

“Përkundër faktit se, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për një donacion ‘të padëmshëm’ të pajisjeve të vjetruara, fakti mbetet se Shkupi, besnik i NATO-s, është i përfshirë në dërgimin e armëve në Ukrainë, duke kontribuar kështu në vazhdimin e aktivitetit kriminal të regjimit në Kiev kundër popullatës civile në Donbas. Njerëzit që shpallin demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut duhet ta dinë këtë”.

MPJ ruse vlerëson se ky veprim i Maqedonisë së Veriut  çon në përkeqësim të mëtejshëm të situatës dhe se është një gabimm i madh i qeverisë së Shkupit.

MARIJA ZAHAROVA, ZËDHËNËSE E MPJ-SË RUSE

“E gjithë kjo çon në përkeqësim të mëtejshëm të situatës. Ne besojmë se ky është një gabim i madh i udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut”.

Më 29 korrik Maqedonia e Veriut i dhuroi Ukrainës 2 tanke Ukrainës, të cilat, sipas Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes janë tanke të gjeneratës së tretë, dhe duke marrë parasysh zhvillimin e teknologjisë, ato konsiderohen jo konkurruese dhe jo kompatibile.  Më herëtMaqedonia e Veriut  i ka dhuruar Ukrainës pajisje mjekësore dhe ndihma tjera për popullatën civile. Maqedonia e Veriut që në ditët e parë të agresionit rus i ka dhënë mbështetje qeverisë në Kiev, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa ka mbështetur të gjitha vendimet për sanksione ndaj Rusisë. /SHENJA/

 

You may also like