VIDEO/ Supersfida e Premier Ligës nuk “ndez”, duelin mes Mançester Sitit dhe Arsenalit e fiton… Liverpuli

by admin
Spread the love

Mbyllet në barazim pa gola ndeshja midis Mançester Sitit dhe Arsenal. Një ndeshje jo me shumë raste ku skuadrat duket sikur ishin të kënaqura me këtë pikë që morën. Falë këtij barazimi, Liverpul qëndron i vetëm në krye të tabelës së Premier Ligë, duke lënë Arsenalin në vendin e dytë dhe Sitin në të tretin.

Një Mançester Siti që hyri në fushë jo me fytyrën e tij të vërtetë, gjë që u pasqyrua edhe me rastet e pakta që krijuan, dhe një Arsenal që edhe pse të pakta, i krijoi shanset që të kërkonte fitoren.

bandicam 2024-03-31 19-39-56-083

MANÇESTER SITI-ARSENAL 0-0

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet ndeshja në “Etihad Stadium”. Siti-Arsenal përfundon në paqe me një barazim pa gola.

85′ Kundërsulm i shpejtë nga Arsenal. Trosard i kishte të gjitha mundësitë të pasonte nga krahu i majtë por gabon totalisht. (VIDEO)

84′ Shansi i parë për Sitin pas shumë minutave lojë. Pas ekzekutimit të një goditje këndi Haland nuk mund të përfitojë nga rrëmuja në zonë duke dalë huq në goditje.

70′ Mançester Siti vazhdon e qarkullon topin pa pushim, por pa mundur dot të çaj mbrojtjen e “topqinjve”.

52’ Saka nga e djathta pason në shtyllën e dytë, por Zhezus nuk ia del të devijojë topin para portës së vendasve. (VIDEO)

47’ Kovaçiç provon portën me një gjuajtje të harkuar nga jashtë zonës, sfera nuk gjen katërkëndorin e Raja. (VIDEO)

46’ Nuk ka lëvizje në radhët e dy ekipeve, nis pjesa e dytë e takimit.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

31’ Zhezus depërton në zonë dhe lëshon një diagonale e cila përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës së portës së Sitit. (VIDEO)

26’ Ake i dëmtuar i lë vendin në fushë Ljuis në radhët e Mançester Sitit.

15’ Pas një këndoreje, topi goditet me kokë nga Ake, por ai e çon direkt në duart e Raja nga një distancë e afërt. (VIDEO)

12’ Ashtu siç pritej është Mançester Siti që ka kontrollin e lojës dhe mbajtjen e topit, por nuk gjen hapësirë për të goditur portën e Raja.

7’ Harkim nga e djathta në zonë për Zhezus i cili ul topin me gjoks dhe gjuan me të djathtën, por çon topin jashtë katërkëndorit të Ortega. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Mançester.

FORMACIONET ZYRTARE

MANÇESTER SITI (4-1-4-1): Ortega; Akanzhi, Ruben Dias, Ake, Gvardiol; Rodri; Bernardo Silva, De Bryjn, Kovaçiç, Foden; Haland.
Trajner: P. Guardiola

ARSENAL (4-3-3): Raja; Uajt, Saliba, Gabriel, Kivior; Odegard, Zhorzhinjo, Rajs; Saka, Havertz, Gabriel Zhezus.
Trajner: M. Arteta.

PANORAMASPORT.AL

You may also like