VIDEO/ Supergoli i Asllanit dhe një penallti e diskutueshme, Interi shkon +15 nga vendi i dytë

by admin
Spread the love

Kristjan Asllani ka ndikuar Interin që të sigurojë një fitore shumë të rëndë që shkëput me 15 pikë zikaltrit nga Juventusi i vendit të dytë në renditje. Mesfushori shqiptar ka shënuar golin e tij të parë si zikaltër në ndeshjen e sotme, që gjithsesi do të krijojë shumë polemika.

Goli i tij i dha avantazhin zikaltërve, por polemikat shpërthyen për penalltinë me të cilën Sançez dyfishoi shifrat, pasi u duk sikur mbrojtësi preku topin para se të godiste Barelan.

Në pjesën e dytë miqtë shënuan dhe pastaj vunë në vështirësi disa herë Interin, poi zikaltërit rezistuan deri në fund dhe morën tre pikë që e bëjnë edhe më shumë formalitet çështjen e titullit kampion ë Itali.

INTER 2-1 XHENOA

Asllani 31′, Sançez (P) 38′ / Vaskez 54′

sdffdfdsfdsfdsfsdsfdsdfsfd

NGJARJET KRYESORE:

90’+4′ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Interit.

90’+1’ Arnautoviç merr topin në zonë dhe gjuan me shpejtësi, portieri përgjigjet duke grushtuar e larguar rrezikun.

75’ Harkim nga e majta në zonën e Interit, Retegui me kokë gjuan por nuk gjen portën zikaltër. (VIDEO)

67’ Miqtë gjejnë rrjetën me një gjuajtje të Vitinjas, por sulmuesi i Xhenoas ishte në pozicion jashtë loje dhe goli bëhet i pavlefshëm. (VIDEO)

54’ GOOOL XHENOA 2-1/ Aksion i gjatë i miqve, topi shkon te Vaskez i cili nga jashtë zonës lëshon një predhë që mposht Somer. (VIDEO)

51’ Lautaro Martinez kontrollon topin dhe pastaj gjuan, nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

38′ GOOOL INTER 2-0/ Sançez nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

34′-36′ Barela godet brenda zonës dhe pengohet nga mbrojtësi, me gjyqtarin që akordon penallti. Pas konsultimit me VAR, vendimi i kryesorit qëndron. (VIDEO)

31′ GOOOL INTER 1-0/ Sançez hedh një top në zonë për Asllanin dhe mesfushori shqiptar lëshon një predhë në zonë duke kaluar në avantazh zikaltrit. (VIDEO)

25′ Retegui provon me kokë pas një krosimi në zonë, por Zomer bën heroin. Më pas topi kthehet te Gudmundson, i cili nga shumë afër nuk godet drejt portës. (VIDEO)

1′ Starton sfida në “San Siro”!

FORMACIONET ZYRTARE:

INTER: Zomer, Pavar, De Vraj, Karlos Augusto, Dumfris, Barela, Asllani, Mkhitarjan, Dimarko, Sançez, Lautaro.

Trajner: Simone Inzagi

XHENOA: Martinez, De Vinter, Bani, Vaskez, Sabeli, Mesias, Badelj, Frendrup, Martin, Gudmundson, Retegui.

Trajner: Alberto Xhilardino

PANORAMASPORT.AL

You may also like