(VIDEO) Sllupçani dhe Orizarja ende pa energji elektrike

by admin
Spread the love

Fshatrat e Sllupçanit dhe Orizarës ende kanë mungesë të energjisë elektrike, kanë njoftuar nga kompania EVN. Ata thonë se përderisa nuk sigurohen kushte normale për punë dhe nuk garantohet siguria e të punësuarve të kompanisë, nuk do të punojnë në sanimin e defekteve ose të kryejnë aktivitetet e rregullta në këto fshatra.
EVN  

“Ekipet tërë natën punuan në sanimin e defekteve pas çka është normalizuar furnizmi me energji elektrike në fshatrat Vaksincë, Allashec, Runicë, Izvor edhe Bellanoc. Fshatrat e Sllupçanit dhe Orizarës ende kanë mungesë të energjisë elektrike. Përderisa nuk sigurohen kushte normale për punë dhe nuk garantohet siguria e të punësuarve në kompani, nuk do të punojnë në sanimin e defekteve ose të kryejnë aktivitetet e rregullta në këto fshatra”.
Nga ana tjetër, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi bëri thirrje tek të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre dhe të zgjidhin problemin e furnizimit me energji elektrike në Sllupçan dhe fshatrat përreth. Ai tha se të gjithë qytetarët  në vend duhet të shlyejnë rregullisht detyrimet ndaj kompanive energjetike.

KRESHNIK BEKTESHI MINISTËR I EKONOMISË

“Prandaj kërkojmë që çdo qytetar të paguajë për atë që ka shpenzuar sepse kështu funksionon ekonomia e tregut. Ftojmë të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre dhe të zgjidhin problemin e furnizimit me energji elektrike në Sllupçan dhe fshatrat përreth dhe të mundësojnë punën e ekipeve të EVN Maqedoni”.

Sipas Ministrisë, çdo qytetar që furnizohet me energji elektrike në vend ka detyrimin të paguajë energjinë elektrike aq sa ka konsumuar. Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like