(VIDEO) Skriningu i nxënësve nis të hënën, sot merren lejet nga prindërit

by admin
Spread the love




Ka filluar faza e parë e sikriningut të fëmijëve nëpër disa shkolla fillore të  qytetit të  Shkupit, respektivisht marrja e miratimit nga ana e prindërve për testimin e nxënësve, prej të cilëve  deri më tani janë marrë 5.000 aprovime nga prindërit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pasur interes të madh nga ana e prindërve që fëmijët e tyre të marrin pjesë në skrining. Ndërsa, u bënë thirrje që sa më shumë nxënës të përfshihen në testime, në mënyrë që të kenë evidencë për numrin e nxënësve të infektuar me kovid-19.

Ministria e Shëndetësisë

“Në bazë të pëlqimeve të marra është bërë plani dhe orari për realizimin e skriningut në terren, dhe i njëjti tani më po realizohet në disa shkolla fillore në Shkup. Skriningu do të vazhdojë të hënën. Në fazën e parë do të përfshihen shkollat e qytetit të Shkupit, testimin do ta kryejnë ekipet mjekësore nga Qendra e Shëndetit Publik ”

Autoritetet shëndetësore gjithashtu njoftojnë se të gjitha aktivitetet për zhvillimin e skriningut do të realizohen në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Ndërkaq, zëdhënësi I Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviç në konferencën e djeshme për shtyp tha se skriningu zbatohet për shkak të numrit të rritur të nxënësve të infektuar me kovid-19. Sipas tij, në shkollat e mesme gjendja është më stabile dhe po ndiqet vazhdimisht.

Instituti I Shëndetit Publik,  njoftoi se në javën e dytë të  muajit shkurt ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus tek grup-moshat e reja në dallim nga java e parë e shkurtit, respektivisht 39.5 për qind më shumë tek personat nga 0-9 vjeç dhe 47.6 për qind tek grup moshat 10 deri më 19 vjeç.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

 


You may also like