(VIDEO) Sindikalistët e kërkojnë qeverisë të frenojë kompanitë që kërcënojnë me largimin e punëtorëve

by admin
Spread the love




Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut i kërkon Qeverisë që të marrë masa ndaj kompanive që po kërcënojnë që t’i dëbojnë të punësuarit nëse nuk marrin ndihma nga buxheti shtetëror. Sindikata ia rikujton qeveritarëve se kërcënimet e pronarëve të kompanive duhet që të merren seriozisht dhe të sigurohet një zgjidhje për të mos lejuar prekjen e vendeve të punës. Në të njëjtën kohë, Lidha e Sindikatave ua rikujton kompanive faktin se gjatë kohës së krizës së shkaktuar nga koronavirusit, shyrytëzuan buxhetin e shtetit nga paratë e qytetarëve për të mbetur të qëndrueshme në treg.

LIDHJA E SINDIKATAVE TË MAQEDONISË SË VERIUT

“Qeveria gjatë krizës së koronës ndihmoi bizneset që mbetë të qëndrueshme në treg me paratë e qytetarëve. Nuk duhet harruar se një pjesë e madhe e drejtuesve të kompanive e keqpërdorën ndihmën financiare të Qeverisë, ndërsa paratë përfunduan në xhepat e tyre në vend se t’u jepeshin punëtorëve. Në anën tjetër, prokuroria dhe institucionet ende heshtin për këto abuzime”

Sindikalistët kërkojmë që qeveria ta dënojë këtë qasje dhe urgjentisht të marrë masa për parandalimin e saj. Kërkohet gjetja e mënyrës për mbrojtjen e ligjshme të punonjësve në sektorin privat, sidomos tash kur flitet për krizë ekonomike.

Përfaqësues të Shtabit të Krizave në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dje mbajtën një konferencë për gazetarë, ku deklaruan se kanë anketuar mbi 200 kompani, prej nga morëm përgjigje se një pjesë e madhe e tyre nga viti i ardhshëm nëse vazhdon kriza dhe nëse nuk kanë mbështetjen, sipas pritshmërive të tyre, do të ulin prej 30 deri në 50 përqind numrin e të punësuarve. /SHENJA/

 

 


You may also like