(VIDEO) Siguria e vendit, LSDM dhe VMRO shkëmbejnë akuza

by admin
Spread the love

Aktgjykimi për rastin TNT në të cilin u dënuan Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Toni Trajkovski konfirmoi edhe një herë se VMRO-DPMNE është parti kriminale. Kështu deklaroi  në një konferencë për media, zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski, duke theksuar se kësaj radhe Gruevski zbuloi gjëra të reja, gjegjësisht se ishte në komunikim me kryetarin aktual nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

VMRO-ja ngre pikëpyetjet a është Danela Arsovska kryetarja e Qytetit të Shkupit dhe kontakti i Gruevskit me të cilin ai komunikon rregullisht dhe a komunikon Gruevski me kryetarët e tjerë nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËS I LSDM-SË

“Hristijan Mickoski është vetëm ekzekutori i Gruevskit. Prandaj VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk i dënojnë dhe nuk distancohen nga krimet, por përkundrazi mbrojnë kriminelët në radhët e tyre.VMRO-DPMNE për shkak të urdhrave të Gruevskit po e bllokon Kuvendin në kohë krize, po punon në dëm të interesave të qytetarëve dhe shtetit”.

Nga ana tjetër, VMRO-ja nga nritur pikpyetje për një çshtje tjerër. Ka pyetur nëse kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me sjelljen e tij është rrezik për sigurinë kombëtare. Nga VMRO  shtojnë se ka dyshime se ai, ka takuar njerëz që janë rrezik potencial për partnerët strategjikë të vendit.

DRAGAN KOVAÇKI- DEPUTET I VMRO-DPMNE

“LSDM duhet të pushojë së heshturi dhe të komentojë këtë skandal me takimin e Xhaferit.LSDM duhet të përgjigjet nëse në delegacionin e kryesuar nga Talat Xhaferi ka pasur ndonjë përfaqësues të tyre që i ka pritur këta persona në Kuvend? A e ka ditur Kovaçevski si anëtar i qeverisë së asaj kohe për vizita të tilla dhe a është takuar me ta? Opinioni duhet ta dijë për këtë sjellje të Xhaferit dhe takimet e tij”.

Nga VMRO-DPMNE, më tej theksojnë se Talat Xhaferi në shumë raste është dëshmuar si i padenjë për të kryer funksionin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe deri më tani është dashur të japë dorëheqje.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like