(VIDEO) Shtrenjtime në sektorët jetik për qytetarët

by admin
Spread the love




1 janari nis me ndryshime në sektorin e energjisë. Qytetarët për energjinë elektrike që do të shfrytëzojnë, do të paguajnë më shtrenjtë për 9.48%, sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Ndërsa, po ashtu do të kenë edhe 14% çmim më të madh të ngrohjes qendrore.

KRRE-ja poashtu ka bërë me dije se kanë hequr tarifën e lirë ditore që ka qenë aktive deri në fund të dhjetorit, ajo prej orës 14:00 deri ën orën 16:00. Ndërsa do të vazhdojnë të vlejnë tarifa e lirës e natës nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit dhe tarifa e lirë e ditës së diel. Për rritjen e çmimit në energjetikë edhe sot ka reaguar VMRO-DPMNE-ja opozitare.

VMRO-DPMNE

“Të nderuar maqedonas, shqiptarë, turq, rom, serb, vlleh, boshnjak. Dita e parë e Vitit të Ri ka filluar me vendimin e Qeverisë së Dimitar Kovaçevskit për 14.5% ngrohje më të shtrenjtë dhe mbi 15% rrymë më të shtrenjtë dhe heqje të tarifës së lirë për rrymë. Dita e parë e vitit me urimin e Kovaçevskit deri tek qytetarët për rrymë dhe ngrohje më të shtrenjtë. Secila ditë që kalon, aq më shumë ka varfëri. Me rëndësi taksa radiodifuzive nuk paguhet”.

Nga VMRO-ja thonë se rritja reale e energjisë elektrike është 15 dhe jo 9.48%, duke marrë parasysh se KRRE ka hequr tarifën e lirë të ditës, që e shfrytëzonin qytetarët.

Emine Ismaili /SHENJA/

 


You may also like