(VIDEO) Shpenzimet minimale të jetesës në 6 vitet e fundit janë rritu për 59.56%

by admin
Spread the love

Në gjashtë vitet e fundit  shpenzimet minimale të jetesës janë rritur për më shumë se 50 për qind. Të gjitha çmimet janë rritur, duke nisur nga ushqimet bazë, buka, vaji, sheqeri, orizi, e deri tek transporti dhe veshmbathja.

Sipas të dhënave të sindikatës, shporta minimale e konsumit për një familje katër anëtarëshe në dhjetor të vitit 2016 ishte 32 102 denarë.

Ndërkaq, në dhjetor të vitit 2022 shporta minimale e konsumit  u rrit për 19 mijë e 121 denarë dhe arriti  në 51 mijë e 223 denarë ose 59,56 për qind më shumë se në dhjetor të vitit 2016.

VLERA E SHPORTËS MINIMALE :

Dhjetor 2016                                     32 102 denarë

Dhjetor 2017                                     32 475 denarë

Dhjetor 2018                                     32 671 denarë

Dhjetor 2019                                     32 732 denarë

Dhjetor 2020                                     33 697 denarë

Dhjetor 2021                                     35 043 denarë

Dhjetor 2022                                     51 235 denarë

Gjatë këtyre viteve  është rritur edhe paga minimale dhe pensionet, por më së shumti ose për 78 për qind janë rritur pagat e funksionarëve. Sindikat shpesh herë kanë protestuar dhe kërkuar rritje të pagave dhe të pensioneve. Sipas tyre nëse qeveria mundej t’I rriste për 78 për qind pagat e funksionarëve, atëherë le të gjejnë një mënyrë për të rritur në mënyrë lineare edhe pagat dhe pensionet.

/SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like