Video shokuese tregon rrëmbimin e Audi-t nga grabitës të armatosur në qendër të Chicago, SHBA (fotot)

by admin
Spread the love

Një video tronditëse e kamerave të sigurisë tregonte sot rrëmbimin e organizuar të një makine luksoze në mesin e Chicago në SHBA, ku bandat e krimit duket se nuk ndalen tashmë as para vendeve më të dukshme.

Në pamje shihet sesi mjeti sportiv Audi A4 detyrohet të ndalojë në anë të rrugës nga të paktën dy mjete të tjera që i bllokojnë kalimin nga para dhe prapa.

Filimisht Audi bën përpara teksa 27-vjeçari i dëshpëruar tenton të largohet, por të paktën tre burra, dy të armatosur, dalin nga mjetet duke i drejtuar pistoletën.

Më pas ata tërheqin jashtë shoferin duke e hedhur përtokë, duke mbajtur armët në dorë gjatë gjithë kohës, tha policia e Chicago.

Një nga sulmuesit më pas i lidh duart prapa shoferit të makinës së grabitur, duke e lënë me fytyrë përtokë teksa të tjerët hyjnë për të marrë mjetin.

Të dyshuarit më pas largohen në krimin qe nuk zgjati më shumë se dy minuta.

Policia e Chicago konfirmonte se ende nuk ka kapur asnjë nga gjashtë të dyshuarit e krimit shokues që ndodhi natën e 2 shtatorit.

“Fatmirësisht nuk kishte të plagosur por nuk kemi të ndaluar asnjë të dyshuar ende, hetimet vazhdojnë,” tha një zëdhënës.

Policia e Chicago thotë se po përballet me “volum të madh krimesh ditore” në qytetin e drejtuar nga një demokrat, shkruan Daily Mail.

Dhe në fakt vjedhja e makinës ndodhi në të njëjtën natë kur u regjistruar dhe shtatë grabitje personash në të njëjtën zonë qendrore të qytetit.

Të dyshuarit përshkruheshin si afrikano-amerikanë nga 17 deri në 23 vjeç, të maskuar në fytyrë, sipas rrjetit vendas CWB Chicago.

Prej vitit të kaluar qyteti ka parë një rritje prej 86% në vjedhjet e automjeteve apo dhe rrëmbimet e dhunshme.


Fillimisht Audi bën përpara teksa 27-vjeçari i dëshpëruar tenton të largohet, por të paktën tre burra, dy të armatosur, dalin nga mjetet duke i drejtuar pistoletën.


Top Channel

You may also like