(VIDEO) Shkupi i ndotur, Shilegov akuzon Arsovskën

by admin
Spread the love

Shkupi radhitet në vendin e katërt për ndotje të ajrit në botë. Këtë e bëri të ditur të dielën një faqe e cila merret me matjen e ndotjes së ajrit në gjithë botën.

Ndërkohë që ka premtime dhe reagime  të shumta,  nga të gjitha partitë politike pikërisht për ajrin, Shkupi  vazhdon të jetë qyteti një ndër më të ndoturit në Botë.

Ish kryetari i Shkupit Petre Shilegov, në profilin e tij në facebook ka reaguar në lidhje me ajrin e ndotur, i cili ka postuar një tabelë me numrat maramendëse të ajrit të ndotur dhe ka shkruar me ironi “Go Green”.

I menjehershëm ka qenë reagimi i Qytetit të Shkupit i cili aktualisht drejtohet nga kryetarja e sapozgjedhur Danella Arsovska, të cilët fajin e hudhin tek Shilegovi.

QYTETI I SHKUPIT

“Më së paku është të  jesh i turpshëm Petre Shilegov, njeriu i cili për katër vite nuk ka marrë asnjë masë sistematike për t’u përballur me ajrin e ndotur, problem ky që prek drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve, tani përmes postimeve në Facebook ankohet për gjendjen në të cilën e solli,  Shkupin”.

Reagim kishte edhe nga VMRO-ja opozitare , duke akuzuar LSDM-në dhe ish kryetarin e Shkupit Petre Shilegov,  duke ju  rikujtuar  premtimet e tyre. Partia opozitare rikujton se Shilegov mburrej se ke pastruar ajrin, mirëpo  4 vjet pasivitet çoi në në një situatë me ajrin më të ndotur, ndërsa 4 vjet gjumë i LSDM-së solli ajrin më të ndotur në rajon dhe Evropë.

VMRO-DPMNE

“Për 4 vjet LSDM nuk ka bërë asgjë për të parandaluar ndotjen e ajrit, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Edhe këtë vit Qeveria nuk po planifikon asgjë thelbësore në drejtim të mjedisit dhe luftës kundër ndotjes së ajrit. Edhe në buxhetin më të madh deri tani, nuk ka projekte reale që do të përmirësojnë cilësinë e ajrit”.

Ata më tej deklarojnë se me LSDM vendi po fundoset. Përmirësimet kërkojnë ndryshime në nivelin qendror. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje.

Samir Mustafa

 

 

You may also like