(VIDEO) Shkup, organizohet protestë në mbështetje të Palestinës

by admin
Spread the love

Pas faljes së namazit të Xhumasë, në “Çarshinë e vjetër të Shkupit”, qindra qytetarë u mblodhën sot  për të protestuar dhe solidarizuar me popullin e Palestinës, pas sulmeve nga shteti i Izraelit, e sidomos pas sulmit në një shkollë dhe spitalit në Gaza, ku humben jetën mbi 500 persona civilë, ku më të theksuar ishin gra e fëmijë.

Nga “Platforma për Palestinën”, të cilët  ishin edhe organizatorë të kësaj protestë, deklarojnë se sulmet barbare ku kanë humbur jetën më se 3500 civilë, kryesisht fëmijë, duhet të marrin fund sa më parë.

PLATFORMA PËR PALESTINËN 

“Qëndrimi i pavendosur i komunitetit ndërkombëtar që ka mbyllur sytë ndaj shkeljeve sistematike të të drejtave njerëzore që vazhdojnë prej shumë vitesh ndaj popullit palestinez, nuk përfaqëson aspak qëndrimin e qytetarëve me ndërgjegje të Maqedonisë së Veriut. Bëjmë thirrje për masa urgjente për t’u dhënë fund sa më parë këtyre sulmeve që vrasin vetë dinjitetin njerëzor. Sidomos si bashkësi të rajonit që kemi përjetuar masakra të shumta e genocid në fund të shekullit të 20-të, duam të shprehim solidaritetin tonë me vëllezërit tanë palestinezë”

Ndërkaq, qytetarët të cilët kishin dalur për tu solidarizuar me popullin palestinez, deklarojnë se pamjet e tmershmet që i kanë parë në media nga Gaza, i kanë  shtyrë të dalin në përkrhahje të tyre dhe të njejtit bëjnë apel që sa më shpejtë të ndalen luftimet.

QYTETAR

“I dënoj ashpër edhe duhet që ti dënoj edhe Evropa, kto që po I tregojnë të drejtat e njeriut, ku janë ato të drejtat e njeriut, fëmij po vrahen, kjo është turp dhe marri”.

QYTETAR

 “Protestoj se gjenocid I madh është duke ndodhur tek muslimanët ne hala flejmë, duhet ti ndërpejmë lidhjet muslimanët, më mire  në humbje të shkojmë. Mos u dorëzoni, të bëheni shërbyes të atyre. Apeli është po të kisha mundësi do të shkoj atje, të mbytem, të vdes atje që ta nxjer të keqen që e kam në bark”.

E disa të tjerë shprehin shqetsimin me shtetet muslimane, të cilët I akuzojnë se kanë heshtur ndaj siç thojnë ata, vrasjeve të fëmijëve dhe civilëve.

QYTETAR

“45 shtete arabe musliman, rrinë, nuk ngriten krejt. Qe 200 vjet muslimanet asnjëhër nuk kanë bërë problem. Ai me fëmi është duke luftuar dhe jo me burra, fëmijeve po ju dal në krah. Për shkak të fëmijëve po protestoj, nuk dinë ata”.

QYTETAR

 “Ajo më kryesore është se është dhimbje e madhe njerzore, të cilën pra duhet cdo njeri normal duhet me kuptu se është një gjë shumë e vështirë dhe ëështë një katastrofë”.

Në fund të protestës u bë edhe lutje për të gjithë të vdekurit dhe të plagasurit në Palestinë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like