(VIDEO) Shkarkohet prokurorja Villma Ruskovska

by admin
Spread the love

Villma Ruskovska nuk do të jetë më prokurore. Kjo pasi Këshilli i Prokurorëve e shkarkoi edhe atë unanimisht, të gjithë antarët votuan për shkarkimin e saj. E shkak për këtë u bë pasi që Ruskovska, si  prokurore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pati dhënë urdhër për bastisje në Drejtorinë e Policisë Financiare, kur në krye të saj ishte Arafat Muarremi, sipas të cilit, kontrolli kishte qenë i paligjshëm.

Pasi u soll ky vendim Ruskovska për Mkd.mk tha se nuk do të ankohet ndaj këtij vendimi sepse do të dalë në pension.

Villma Ruskovska, prokurore

“Zyrtarisht unë ende jam në raport pune në Prokurorinë Publike, por pas vendimit të sotëm të Këshillit të Prokurorëve Publik, do të kërkoj nga prokuroria që të mi japin dokumentet dhe tek Fondi Shëndetësor do të ngris procedurë për pensionim. Nuk do të ankohem ndaj vendimit të Këshillit”.

Kundër prokurores Ruskovska dhe prokuroreve Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifoska u hap procedurë disciplinore nga ana e Prokurorisë Publike. Propozimin për nisje të procedurës diciplinore kundër tri prokuroreve e ka dhënë prokurori republikan Lubomir Joveski, i cili poashtu e ka suspenduar Ruskovska nga vendi i punës qysh në gusht të vitit 2022.

Komisioni për vërtetimin e përgjegjësisë disciplinore më 30 mars të këtij viti vendosi që ti propozoj Këshillit të Prokurorëve Publik, që të shkarkohet Ruskovska, kurse Trajçeva të denohet me ulje të pagës për 30%, kurse Josifoska u lirua nga përgjegjësia.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like