(VIDEO) Shilegov: Shkupi nuk është i LSDM-së ose i VMRO-së, por është i qytetarëve

by admin
Spread the love

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, në emisionin debativ në TV Shenja, tha se pret dalje më masovike në raundin e dytë dhe se shpreson që ajo dalje të jetë në favorin e tij. Shilegovu shpreh se Shkupi nuk është i LSDM-së ose i VMRO-së, por është i qytetarëve.

Petre Shilegov

“Shkupi nuk është i LSDM-së ose i VMRO-së. Ky qytet është i qytetarëve. Ky qytet është i Shkupjanëve. Është i të gjithë njerëzve të cilët jetojnë në të. Kur bëhet fjalë për VMRO-në, e dijmë shumë mirë se si kemi jetuar para 4 viteve”

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, ka deklaruar se këto katër vite në Shkup nuk janë rrahur fëmijët në shkolla dhe autobusë, si më herët.

Petre Shilegov

“Këto katër vite nuk janë rrahur fëmijët nëpër shkolla të mesme, nuk janë rrahur fëmijët në autobusë. Më herët kjo strukturë në atë periudhë, do t’ju kthej pak në kohë. Kjo është vetëm për të ju rikujtuar disa gjëra”

Shilegov deklaroi se platforma e tij politike është për një kryeqytet të përbashkët për të gjithë qytetarët. /SHENJA/

 

 

You may also like