(VIDEO) SHILEGOV: SHKUPI DERI NË VITIN 2024 DO TE JETË PA BLLOKIME TË TRAFIKUT

by admin
Spread the love

Në javën e fundit të fushatës parazgjedhore, kryetari aktual i Qytetit të Shkupit i prezantoi projektet që i ofrojnë në katër vitet e ardhshme. Petre Shilegov, i cili kërkon besimin e qytetarëve edhe për një mandat tjetër, premtoi se plani që ata kanë, me planin e përgjithshëm për urbanizmin të vitit 2022.

Petre Shilegov, kryetar aktual dhe kandidat për qytetin e Shkupit

“Shkupi deri në vitin 2024 do te jetë pa bllokime të trafikut pasi që i përfundojmë të gjithë zhvillimet strategjike me problemet e trafikut, që në 40 vitet e kaluara ishin të lënë pas dore. Me ndërtimin e urës që lidhet me Komunën e Aerodromit të gjithë ata që udhtojnë nga atje deri në Karposh, do të anashkalojnë qendërn e qytetit, me një arterie të re të trafikut. Me ndërtimin e tuneleve, do të bëjmë arterie tjetër që të gjithë ata që udhëtojnë nga Kisella Voda dhe nga Draçeva do të anashkalojnë qendrën. Me këtë mundësojmë që qendra të jetë e mbyllur për automjete dhe të jetë e hapur vetëm për këmbësorë”

Shilegov tha se me kompletimin e master-planit të trafikut, Shkupi do të bëhet me  zonën më të madh të këmbësorëve, dhe do të jetë mënyrë e re e jetesës. Ai gjithashtu premtoi se Shkupi deri në vitin 2024, do të bëhet me transport publik të shpejtë dhe ekologjik.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like