(VIDEO) Seanca për djegien e spitalit modular të Tetovës më 14 tetor

by admin
Spread the love



epa09456922 Forensic scientists and firefighters work at the fire site at a hospital for Covid-19 patients in Tetovo, Republic of North Macedonia, 09 September 2021. At least fourteen deaths have been reported by Ministry of Health when a fire, thought to have been triggered by oxygen cylinders that provide oxygen to patients with a more severe clinical case of Covid-19, broke at the hospital. EPA-EFE/Georgi Licovski

U anulua ende pa nisur, seanca e parë për djegien e spitalit modular në Tetovë. Shkak për këtë ishte mungesa e dy të akuzuarëve, gjegjësisht e ish drejtorit ekonomik Artan Etemit, i cili kishte thënë që për shkak të obligimeve të tij nuk mund të paraqiteshte në gjykatë dhe mungesa e mjekut Boban Vuçevskit. Seanca e radhës për këtë rast është shtyrë për më 14 tetor.

Më 27 gusht të këtij viti, Gjykata ngriti aktakuzë kundër tre personave fizik dhe 1 personi juridik, ndaj të akuzuarit Florim Besimit dhe Artan Etemit, për veprën penale kundër sigurisë publike, ndërsa  Boban Vuçevskit për mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë, kurse subjekti juridik Klinika e Tetovës për vepra penale që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm dhe mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë.

Prokuroria 10 muaj ka kryer hetime, nga ekspertë prej Ministris së Punëve të Brendshme, nga Fakulteti Teknologjik, ekspert elektro inxhinjierë nga Gjermania. Në tetor të vitit 2021 pas ekspertizës së MPB-së, prokuroria informoi se zjarri në spitalin modular u shkaktua si pasoj e një kontakti të shkurtër elektrik në kabllon vazhduese, ku ka qenë i kyçur defibrilatori, një mbushës telefoni dhe një aparat tjetër.

Zjarri në spitalin e Tetovës ndodhi më 8 shtator vitin e kaluar, ku 14 persona u dogjën të gjallë dhe disa të tjerë u lënduan.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like