(VIDEO) Sasho Mijallkov humbë edhe katër prona tjera

by admin
Spread the love

Janë shitur katër pronat e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mjallkov, të cilat  janë konfiskuar me aktgjykim të formës së prerë. Kështu njoftoi drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, Driton Nebiu. Sipas tij, ankandi publik është zhvilluar pa pengesa dhe ka përfunduar me sukses. Sipas vlerësimeve të arritura nga ankandi, Nebiu thotë se do të shpërndahen fonde monetare në buxhetin shtetëror të cilat janë marrë nga qytetarët dhe të njëjtat, ai sqaron se do të rikthehen në një vlerë totale prej 332.276 euro.

DRITON NEBIU, DREJTOR I AGJENCISË PËR MENAXHIMIN ME PRONEN  E KONFISKUAR

“Tre apartamente në rrugën “Sllavjenko Arsov”, një me sipërfaqe 78 m2, dhe dy me sipërfaqe prej 72 m2. Një garazhë me sipërfaqe prej 30 m2 në qendër. Ankandi publik u zhvillua pa pengesa dhe përfundoi me sukses”.

Për të njëjtët lëndë, ditëve në vijim drejtori Nebiu  informoi se do të nxjerrin në ankandë publik edhe patundëshmëri tjera.

SINKRON: DRITON NEBIU, DREJTOR I AGJENCISË PËR MENAXHIMIN ME PRONEN E KONFISKUAR

“Njëkohësishtë infromoi opinionin e gjërë, që për të njejtën lëndë, për të cilën vetëm se ka aktgjykim të formës së prerë, javën që vjenë do të nxjerrim në ankandë publik edhe patundëshmërit tjera dhe kështu do të vazhdojmë të nxjerrim në ankand publik çdo patundshmëri, duke u bazuar gjithmonë në suazat gjyqësore”.

Për këtë lëndë, drejtori i Agjencisë para disa ditëve njoftoi se është kërcënuar, por ai tha se nga mbajta e press konferencë nga partia që cilës i përket ai, Aleanca për Shqiptarët, të cilët i dolën në ndihmë, Nebiu tha se kërcënimet janë ndalur.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like