(VIDEO) Sali: Pandemia e koronavirusit nuk ka përfunduar

by admin
Spread the love

Për dallim nga Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili tha  se beson që pandemia ka “mbaruar”, Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali,  deklaron  se pandemia e Covid-19 ende nuk ka përfunduar në Maqedoninë e Veriut.

Sali në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se edhe pse shifrat me persona që rezultojnë pozitiv me Covid 19 janë të ulëta, pandeminë nuk mundet ta quajmë si i përfunduar.

BEKIM SALI-MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Derisa autoritetet nga fusha shëndetësore, jo ajo politike, në nivel botëror nuk thonë se pandemia ka përfunduar dhe se Covid duhet të konsiderohet si një përvojë e keqe për të gjitha sistemet shëndetësore në botë, ne nuk mund të themi se ajo ka përfunduar. Duke pasur parasysh se ne jemi një vend i hapur dhe komunikojmë me të gjitha vendet e tjera si në rajon, ashtu edhe në botë, kemi udhëtime dhe lëvizje të vazhdueshme të qytetarëve tanë, kështu që nuk i dihet kurrë”.

I pari i Shëndetësisë, Bekim Sali, duke folur për rrezikshëmërin e  Covid-19  , ai e konsideron si një grip sezonal.

BEKIM SALI-MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Gjatë kësaj periudhe situata me pacientët e rinj me Covid është e qetë. Çdo ditë marrim të dhëna nga Instituti i Shëndetit Publik, rreth 70-80 qytetarë të vendit të infektuar, por sipas pasqyrës klinike që marrim për ata pacientë, mund të them se tashmë Covid mund të konsiderohet si një grip sezonal, sepse nuk ka pasoja, manifestimi i simptomave te pacientët është në forma më të lehta dhe gjendja tani për tani është e qetë.

 

Ministri tha se përderisa akoma ekziston virusi, kapacitetet shëndetësore janë të përgatitura për t’u ballafaquar me çfarëdo vale të re të mundshme.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është 342.615, numri i të vdekurve është 9.531, ndërsa numri i rasteve aktive është 374.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like