(VIDEO) Rritja e pagave në arsim, merret mendimi i mësimdhënësve

by admin
Spread the love

Sot dhe nësër do të vazhdojnë bisedimet mes Qeverisë dhe Sindikatit të Arsimit, Shekncës dhe Kulturës, me qëllim që të gjejnë zgjidhje të pranueshme reciprokisht për paga më të larta në arsim. Nga sindikati kanë bërë të ditur se Qeveria u ka ofruar vetëm 10 për qind rritje të pagave në arsim, ndërsa nuk ka pranuar të flas për kërkesa tjera.

SASHK

“Oferta në pika të shkurta është: rritje të pagave 10 % në çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme, të cilat do të sigurohen me rebalancin e buxhetit diku në maj-qershor të vitit 2022. Kjo ofertë është dhënë gojarisht, që, për fat të keq, nuk mund ta ofrojmë me shkrim dokumentin përkatës”.

Sindikata në lidhje me këtë, ka kërkuar nga Këshilli rajonal që deri të dielën në ora 13:00 të jep përgjigje, e cila do të vendos për grevën në vazhdim.

SASHK

“Këshilli i SASHK-ut të njëjtë ditë do të mbaj mbledhje me atë rast do të sjell vendim përfundimtar dhe të njëjtin do ta përcjell deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në rast se anëtarët e SASHKU-ut nuk e pranojnë ofertën e 10 % të Qeverisë dhe nuk deklarohen me 51 % të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, greva nga e hëna vazhdon konform vendimit për grevë”.

Ndërkaq, kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellov përmes një postimi në profilin e tij të fejsbukut paralajmëroi se deri nesër pasdite nuk do të jetë i kapshëm për mediumet, ndërkohë që po zhvillon anketë me mësimdhënësit.

Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut

“Përfaqësues të mediave, ju kërkojë ndjesë që gjatë ditës së sotshme nuk jam i kapshëm, por gjithashtu  dua të ju informoj se deri të dielën (17.04.2022) në orët e pasdites, nuk do të jem i qasshëm. Paraprakisht ju falënderoj për mirëkuptimin”

Gjatë ditës së djeshme takimi i përfaqësuesve të Qeverisë dhe SASHK-ut ishte në ditën e pestë të grevës në institucionet arsimore.  Në qoftë se nuk arrihet marrrëveshje brenda fundjavës, atëherë  shkollat fillore, të mesme dhe çerdhet edhe më tej do të vazhdojnë të mbeten të zbrzaëta, ndërsa prezent do të jenë vetëm mësimdhënësit dhe edukatorët.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like