(VIDEO) Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

by admin
Spread the love

Në hulumtimin me titull “Mungesa e procedurave, transparencës dhe llogaridhënies në blerjet  që financohen me para nga prindërit nëpër shkolla” Qendra për Komunikim  Civil , alarmon se shumica e shkollave nuk mund të shpejgojnë se si është bërë zgjedhja e kopmanive për shërbimet e të cilave prindërit paguajnë, siç janë blejret e uniformave të fëmijëve, ushiqmet, sigurimet e kështu me rradhë. Ky problem është shkaktuar nga rregullorja e vjetërsuar e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për këto çështje.

Hulumtimi i kryer në 96 shkolla fillore dhe të mesme  në 8 komuna të vendit,  zbulon se furnizimet për sigurim, për uniformë të nxënësve, për fotografim, për ushqim dhe nevoja të tjera, kryhen në procedura për të cilat nuk ka rregulla të përcaktuara qartë, të cilët do të munësonin  zgjidhjen e ofertave më të favorshme dhe vlerën më të mirë për harxhimin e parave. Njofimet publike publikohen vetëm për ekskursionet, pasi Ministria e Arsimit ka sjell vendime për ato që në vitin 2014, sqarojnë nga qendra për Komunikim Civil.

QENDRA PËR KOMUNIKIM CIVIL

“Shumica e shkollave nuk mund të shpejgojnë se si është bërë zgjedhja e komapnive për shërbimet e të cilave prindërit paguajnë. Edhe në shkollat që vendimet për përzgjedhje bëhen nga këshillat e prindërve nuk mund të përcaktohet se si janë grumbulluar ofertat e shqyrtuara, pra kush ka vendosur se nga cilat kompani të veçanta të kërkojë oferta për blerjet”.

Sipas hulumtimit, kjo situatë vjenë si pasojë e zvarritjes së Ministrisë së Arsimit në hartimin e akteve nënligjore që do të rregullojnë mënyrën e kryerjes së prokuimit në institucionet arsimore, të cilat nuk janë objekt i Ligjit për Prokurim Publik.

QENDRA PËR KOMUNIKIM CIVIL

“Në këtë mënyrë mundësohet që shkollat të jenë jotransparente dhe jo të përgjegjshme për mënyrën e shpenzimit të parave nga prindërit. Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit 2021-2025 parashikonte që Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i hartojë këto akte nënligjore në gjysmën e parë të vitit 2022, me qëllim që të reduktohen mundësit e gjera për korruspion dhe shpërdorimi i pozitës zyrtare”.

Në Maqedoninë e Veriut funksionojnë 996 shkolla fillore dhe 129 shkolla të mesme, në të cilat mësojnë rreth 254 mijë nxënës. Nga të dhënt e marrë mund të llogaritet se vlera vjetore e këtyre blerjeve shkon në të paktën 10 milionë euro. Kjo është sigurisht një shumë e madhe parash, për të cilën nuk ka zgjidhje sistematike për mënyrën e shpenzimit të tyre për nevojat e nxënësve.

Ky hulumtim është përgaditur në kuadër të projektit “Mbrojtja nga korruspioni” me ndihëm finaciare të Ambasadës së Mbretësirë së Holandës në Shkup, të implementuar nga Qendra për Komunikim Civil, në periudhën prej 1 nëntor 2021 deri më 31 tetor 2024.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING



You may also like