VIDEO / Roma paradë në kryeqytetin italian me trofeun e Conference League

by admin
Spread the love

Roma feston me tifozët e saj triumfin në Conference League, duke bërë një paradë në rrugët e kryeqytetit italian.

Rreth orës 16:30 një autobus i zbuluar ku kanë hipur të gjithë lojtarët është nisur nga “Terme di Caracalla” për në “Circo Massimo” ku janë mbledhur mijëra tifozë të skuadrës verdhekuqe.

Rrugëtimi do të vazhdojë deri te Koloseu. Janë të shumtë tifozët romanë që kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit për të festuar këtë arritje historike. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

 

You may also like