VIDEO/  Rikthim me “poker” në “Kontinentin e Vjetër”, Rusia “bind” në miqësoren e parë evropiane ndaj Serbisë

by admin
Spread the love

Ishte një rikthim spetkakolar, mes “të mëdhënjve” të Evropës. Rusia ia arriti të fitonte mbrëmjen e kësaj të enjtejte, teksa në “VTB Arena”, të Moskës mundi me rezultatin e thellë, 4 me 0, përfaqësuesen e Serbisë, pas plot 2 vitesh mungesë në futbollin evropian, për shkak të sanksioneve të vendosura nga UEFA, për shkak të sulmit luftarak të Rusisë, ndaj Ukrainës.

Djemtë e teknikut, Valery Karpin shënuan dy gola, në secilën pjesë, teksa në fillimi rrugën e rrjetës e gjetën, Antonin Miranchuk e Maksim Osipenko, minutat 22’ e 32’, të pjesës së parë. Për të “vulsor” fitoren spektakolare mendoi “fantazisti” i Atalanta, Aleksey Miranchuk, me një gol në minutën e 55’-të, ndërsa fitoren, 4 me 0, e “hipotekoi”, “bomberi” i Zenit, Ivan Sergeev.

Siç theksuam edhe më lart, përballja miqësore me Serbinë ishte e parë, pas dy viteve pezullim, të Kombatëres ruse, nga çdo aktivitet dhe kompeticion futbollistik, në “Kontinentin e Vjetër”, mirëpo së fundmi, Presideni i UEFA, Alexander Ceferin, duket po fillon t’i zbusë jo pak ndëshkimet e vëna, pas sulmit në Ukrainë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Anton Miranchuk, 1-0

Goli i Maksim Osipenko, 2-0

Goli i Aleksey Miranchuk, 3-0

Goli i Ivan Sergeev, 4-0

 

You may also like