(VIDEO) Remenski: Kjo qeveri humbi pasi nuk e rrëzoi sistemin e drejtësisë të vendosur nga Gruevski

by admin
Spread the love

Akumulimi i pakënaqësive që kanë ndodhur  që prej dy viteve më pare janë arsyet e humbjes së LSDM-së në këto zgjedhje. Këtu bëjnë pjesë referendumi, marrëveshja me Greqinë, marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, arratisja e Nikolla Gruevskit si dhe mos sanksionimi i atyre që kanë qenë pjesë e regjimit të Nikolla Gruevskit. Kështu tha ish nënkryetarja e LSDM-së, Frosina Remenski, në emisionin debativ në TV SHENJA.  Duke folur për dorëheqjen e Zoran Zaevit tha se në këtë situatë ai ka gabuar rëndë duke e përdorur kartën se do të jap dorëheqje nëse e humb Shkupin.

Frosina Remenski, ish nënkrytare e LSDM-së

“Ka demotivuar në korpusin e të majtëve ndërsa në një pjesë me atë retorikë, i ka motivuar ata që kanë qenë të kënaqur me pushtetin lokal por jo edhe me pushtetin qendror të votojnë kundër. Mendoj se lëvizja është më shumë si dënim. Do të them si dënim edhe për njerëzit edhe rreth Zaevit”

Ajo tha se nëse ishin bërë reformat por jo vetëm në letër, por të njëjtat të zbatoheshin në praktikë atëherë nuk do të kishte ardhur deri tek ky rezultat.

Frosina Remenski, ish nënkrytare e LSDM-së

“Nuk është e njëjtë se kush do ta zëvendësoj Zaevin në krye të Qeverisë. Për funksionimin e koalicionit, më e rëndësishme është se kush do të jetë kryeministër. Mendoj se të gjithë do të ishin këshilltarë të mirë, por asnjë kryeministër i mirë nga rrethi i tij. Për shkak se ai e morri përgjegjësinë për shkak përgjegjësive të tyre”.

Sa i përket pretendimeve të opozitës për formim të shumicës se re ajo tha se gjasat që të ndodhë kjo janë 50-50.
Duke folur për krizën energjetike tha se është e shqetësuar shumë ngase në buxhet nuk janë parashikuar mjete për tu përballur me atë situatë.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

 

 

You may also like