(VIDEO) Remenski: Grupi i Palevskit kishte lista për zhvatje dhe likuidime

by admin
Spread the love

Grupi i Ljupço Palevskit, jozyrtarisht, kishte lista për zhvatje dhe likuidime, deklaroi profesoresha e fakultetit të sigurisë, Frosina Remenski. Ajo në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se ai grup, sipas informacioneve të saj jozyrtare, kishte plane dhe lista më të mëdha. Ajo theksoi se duhet  të zgjerohet hetimi për këtë grup sepse veprimet e tyre janë të barabarta me terrorizëm dhe kanë një të kaluar kriminale për të cilën është dashur të reagohet shumë më herët.

FROSINA REMENSKI, PROFESORESHË E FAKULTETIT TË SIGURISË

“Ai grup, sipas informacioneve të mia jozyrtare, kishte plane shumë më të mëdha. Kishte lista likuidimi, kishte lista të zhvatjeve, ka pasur lista kërcënimesh, lista rrëmbimi, që do të thotë se kjo është një sfidë për autoritetet hetimore. Një sfidë për policinë dhe për shërbimet e sigurisë. Ti prishin planet dhe t’i prezantojnë publikut  kjo do të duhej të ishte përgjegjësi e tyre shtesë në gjithë këtë rast”.

Sipas Remenskit është e mundur që Palevski dhe grupi i tij të kenë pasur plane edhe më monstruoze.

FROSINA REMENSKI, PROFESORESHË E FAKULTETIT TË SIGURISË

“Ata kanë një histori të njohur kriminalistike dhe policore dhe nuk kanë qenë persona që nuk janë trajtuar më parë nga forcat e sigurisë. Kur them të trajtuar  nga forcat e sigurisë, dua të them se ata persona në të kaluarën në shumë raste, i janë nënshtruar një vëzhgimi të vazhdueshëm operacional për të parandaluar plane të tilla, të ngjashme, të cilat mund të kenë qenë shumë më monstruoze”.

Ajo thotë se duhet të ketë vazhduar hetimi për këtë rast. “Pse dhe si lejohet që ajo mbikëqyrje operative të mos vazhdojë, ashtu siç është dashur të trajtohet, është pyetje për institucionet tjera. Një pyetje jo vetëm për policinë, por edhe për komunitetin e inteligjencës së sigurisë, duke pasur parasysh faktin se ata janë një legjitim” thotë Remenski.  Ajo i lidh aktivitetet e Palevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij edhe me ndikimet pro-ruse.

“Të pastrojmë të gjitha strukturat që sipas parimit të mollës së kalbur dinë të destabilizojnë integritetin e institucioneve. Dhe sigurisht të përqendrohemi aty ku e lamë. Le të vazhdojmë të jemi vigjilentë ndaj të gjithë atyre që në të kaluarën janë dëshmuar dhe janë një rrezik sigurie për shtetin”. deklaroi profesoresha e fakultetit të sigurisë Frosina Remenski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like