(VIDEO) Reisi Fetehu: Vullnet të mirë dhe vetëdije të lartë për të kryer agjërimin

by admin
Spread the love

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame,  Shaqir Fetahu, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e ardhjes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Fetahu tha se të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, me përgëzimet më të mira e të përzemërta, ai ua uron fillimin e këtij muaji, i cili sipas tij,  është muaji i paqes, i solidaritetit, i mirësive universale dhe i mëshirës hyjnore.

SHAQIR FETAHU, KRYETAR I BASHKËSISË FETARE ISLAME

 “Ramazanit dhe agjërimi i ditëve të tij krijon ambient të lartë shpirtëror për të qenë sa më afër mëshirës së Zotit dhe jep mundësinë për t’iu drejtuar Madhërisë së Tij, me lutjet tona të thella për mëkatet dhe të metat tona eventuale dhe në të njëjtën kohë ngjallë tek ne afërsinë, dashurinë, bujarinë, dhe ndihmën ndaj njëri tjetrit. Andaj, kam nder të veçantë që në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV dhe në emrin tim të gjithë besimtarët e vendit kudo që jetojnë dhe veprojnë t’ju shprehim urimet tona të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit”.

Kreu i BFI-së, më tej thotë se në këtë muaj zbriti imperativi i të Madhit Zot:“Lexo, mëso në emrin e Zotit tënd që krijoi gjithçka”, imperativ ky që i dha kahe të vërtetë njohjes së Krijuesit dhe krijimtarisë së tij.Por, vlera më e madhe e këtij muaji  Shaqir Fetahu thotë se është agjërimi i ditëve të tij, me çka, respektojmë urdhrin e Zotit të Madhërishëm duke kryer kushtin themelor të Islamit.

SHAQIR FETAHU,KRYETAR I BASHKËSISË FETARE ISLAME

“Me këtë besimtari në praktikë vërteton lidhshmërinë me Krijuesin e tij, ngritë vetëdijen mbi të mirën, paqen, solidaritetin, kujdesin ndaj njeriut dhe reformon personalitetin e tij, duke e përgatit për të qenë gjithmonë në shërbim të kultivimit të së mirës”.

Në urimin e Fetahut, të gjithë besimtarëve myslimane ai ju  dëshiron  iman të paluhatshëm, vullnet të mirë dhe vetëdije të lartë për të kryer agjërimin, ibadetet, lutjet dhe veprat e mira duke u mbështetur siç tha ai,  në fjalët e Muhamedit a.s. i cili ka thënë: “Kush agjëron muajin e Ramazanit me iman të paluhatshëm duke qenë i bindur se i madhe Zot jep shpërblime të panumërta dhe se i falë të gjitha mëkatet që ka bërë më parë”.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like