(VIDEO) Reagon Merko, ngrin aktivitetet në parti por jo edhe në komunë

by admin
Spread the love

Një javë pasi SHBA e futi në listën e zezë për shkak të korrupsionit të lartë dhe ndikimit në proceset gjyqësore ka reaguar kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko.  Nëpërmjet facebook-ut ai paralajmëroi se  do t’i ngrijë të gjitha aktivitetet partiake, por nuk ka tregoi  nëse do të heqë dorë nga posti i tij.

RAMIZ MERKO, KRYETAR I KOMUNËS SË STRUGËS

“Në të mirë të procesit, vendosa që secilin aktivitet në strukturat partiake ta ngrij deri në mbylljen e proceseve të rëndësishme për të gjithë”.

Merko tha se do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe do ti dorrëzojë në kohë të gjitha dokumentet që do ti kërkohen.

RAMIZ MERKO, KRYETAR I KOMUNËS SË STRUGËS

“Pas zhvillimit të fundit në lidhje me vendimin e Departamentit të Shtetit Amerikan, nuk kam dashur të komunikoj në të mirë të proceseve për të cilat do të jem i hapur si çdo herë në përkrahje të drejtësisë dhe për secilin proces në organet e drejtësisë nga ana e institucionit të Komunës së Strugës dhe nga ana ime do të dorëzohet në kohë sa më të shpejt ashtu siç kam qenë transparent çdo herë për organet e drejtësisë dhe gjithë institucionet e tjera.

Merko po ashtu ka ndarë edhe foto të tij me ambasadoren amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angella Aguiler gjatë vizitës së saj në Strugë.

Në ndërkohë, Komisioni katër anëtarësh i prokurorëve publikë nga Prokuroria republikane e RMV-së sot është duke mbikëqyrur trajtimin e lëndëve në Prokurorinë Publike të Strugës dhe në atë të Manastirit. Pas kontrolleve të plota të procedurës, Komisioni do të përgatisë raport.

Prokuroria të enjten njoftoi se ka gjashtë lëndë aktive kundër kryetarit të Strugës, shumica prej të cilave janë për keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare dhe janë formuar sipas kallëzimeve penale nga shoqatat e qytetarëve, avokatë, Drejtoria e Policisë Financiare… Më e vjetra daton në vitin 2015, por ende nuk është mbyllur pasi nga viti 2020 ende pret një ekspertizë shtesë nga Byroja e Ekspertizës Mjeko-Ligjore.

Merko dhe familja e tij u futën në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara një javë më pare, më 20 qershor për përfshirje në korrupsion të konsiderueshëm dhe, siç njoftoi Departamenti i Shtetit, për përvetësim dhe ndërhyrje në procese gjyqësore dhe të tjera publike. Pas kësaj dhe pas reagimeve në opinion për mosveprimin e institucioneve vendore, Prokuroria Publike ka paralajmëruar kontrollet e sotme për të vërtetuar nëse ka pasur veprime joprofesionale nga ana e prokurorëve. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like