(VIDEO) Rasti Vanja, qytetarët bëjnë peticion për kthimin e dënimit me vdekje

by admin
Spread the love

Në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Kriminologji ka përfunduar autopsia e trupit të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, konfirmoi prokuroria publike. Raportet nga autopsia, e cila duhet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së tyre është në zhvillim e sipër dhe pasi të kenë përfunduar plotësisht, do të përgatitet procesverbali i autopsisë, i cili me të gjitha të dhënat dhe analizat e plota do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore Publike Shkup. Ky raport do të jetë pjesë e provave kyçe në hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Prokurori Gavril Bubevski për televizionin serb TV Nova deklaroi se të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe parukierit Pançe Zhezhovski mund të dënohen me dhjetë vjet burgim, si dhe me burgim të përjetshëm. Sipas tij, sot priten kallëzimet e para penale kundër të dyshuarve.”Të dhënat e fundit janë se të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, mes tyre edhe babai i Vanjës. Tre prej tyre e pranuan fajin dhe i katërti, për të cilin kemi prova se ishte i përfshirë, nuk pranoi asgjë. Urdhri ndërkombëtar për vrasësin është aktiv dhe presim të realizohet”, tha Bubevski.

Të dyshuarit Velibor Manevski, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski pardje kanë përfunduar në paraburgim prej 48 orësh, i cili përfundon nesër. Nëse do të kërkohet një masë shtesë do të duhet të njoftohet nga PTHP e Shkupit.

Një peticion po shpërndahet në rrjetet sociale me titull Dënim me vdekje për vrasësit e Vanjës dhe thirrjet nga të gjitha anët për përgjegjësi dhe dënime maksimale nuk shuhen. Qytetarët nuk rreshtin së kërkuari drejtësi dhe thonë se burgimi i përjetshëm për autorët është një dënim shumë i vogël dhe ndaj kërkojnë që vrasësit e Vanjas të marrin dënimin me vdekje.

Vanja Gjorçevska në moshën 14-vjeçare u gjet e vdekur, pasi paraprakisht ishte rrëmbyer dhe ekzekutuar. Për vrasjen e saj akuzohen pesë persona, në mesin e të cilëve edhe babai i saj, i cili dyshohet se ka dhënë informacione për lëvizjet e të bijës. I dyshuari kryesor është Ljupço Palçevski – Palço, një person publik i cili gjendet në arrati.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like