(VIDEO) Raporti i Avokatit të Popullit: Gjendja në spitalet psikiatrike është katasrofike

by admin
Spread the love

Gjendja e institucioneve psikiatrike dhe ndëshkuese në Maqedoninë e Veriut është alarmante. Avokati i Popullit, Naser Ziberi i prezantoi të dhënat nga Raporti Vjetor i Mekanizmit Parandalues ​​Kombëtar. Në spitalin psikiatrik “Shkup” në Bardovc dhe “Demir Hisar” situata  është katatrofike, aty nuk ka higjenë, ka dhunë dhe lëndime, ndërsa në “Demri Hisar” ka edhe pasije për lidhjen dhe torturimin e pacientëve.  Ai gjithashtu  theksoi se gjatë vizitave janë vërejtur rripa lëkure, zinxhirë metalikë me dry, kabllo, të cilat tha se janë të ndaluara dhe shprehu shpresën që të mos përdoren për pacientët.

Naser Ziberi, Avokat i Popullit

“Në spitalin e Demir Hisarit është tmerrshëm . Higjiena atje është në nivelin më të ulët. Gjatë një vizite në zyrat e punonjësve, NPK ka gjetur rripa lëkure lidhëse dhe zinxhirë metalikë me dry. Një kabllo e trashë e fortë u pa në një dhomë tjetër. Në pyetjen se pse është ai kabllo, nuk ka pasur përgjigje nga punonjësit. Theksoj ndalimin e frikësimit, keqtrsjtimit, lëndimit dhe torturimit të pacientëve”

Në Spitalin Psikiatrik “Shkup” në Bardovc  funksionin edhe reparti gjyqësor ku mbahen të dënuarit më sëmundje të rëndë mendore të cilët janë kryerës të veprave penale. Edhe këtu, Ziberi bëri vërejte të ashpër, i cili tha se pacientët zihen mes vete.

Naser Ziberi, Avokat i Popullit

“Stafi nuk mund të vendosë rregull në terapi. Situata e konfliktit mes pacientëve është shumë e vështirë. Ata debatojnë, zihen, ndërsa natën është e tmerrshme kur ka vetëm një person teknik. Të shpeshta janë edhe arratisje nga Reparti gjyqësor për shkak të kushteve të këqija, pasigurisë, terapisë jo të rregullt. Arratisjet e këtyre të dënuarve me sëmundje mendore janë të rrezikshme dhe mund të zgjasin nga disa orë, deri në disa ditë, madje edhe një muaj”

Mekanizmi parandalues kombëtar në burgun “Idrizovë” ka konstauar një situatë katastrofike me mbipopullim, ku në një hapësirë prrej 14 metra katrorë, flenë 15 persona.

Naser Ziberi, Avokat i Popullit

“Në Idrizovë, në repartin e mbyllur, standardi minimal është 4 metra katrorë për person. Në krahun e tretë flenë 15 veta në 14 sheshe dhe ky nuk është një shesh i vetëm për një të dënuar. Prej tyre, gjashtë flenë në dyshekë në dysheme, dhe pjesa tjetër në shtretër në katër kate. “Në një dhomë tjetër prej 21.5 metra katrorë flenë 11 të dënuar dhe në dhomën e tretë prej 19 metrash katrorë flenë 10 persona”

Qeveria, nga ana tjetër, për të gjitha këto konstatime të shkeljes së rëndë të të drejtave të personave dhe pacientëve në institucionet e mbyllura, Avokatit të Popullit dhe Mekanizmit parandalues ua kthen me reduktim të vazhdueshëm të mjeteve, që sipas Ziberit kjo është jokorrektësi.

Në Shtëpinë Korrektuese Tetovë fëmijët ende nuk po mësojnë dhe siç ka vendosur Ministria e Arsimit nuk do të kenë mësim as në vitin e ri shkollor nga shtatori. Ziberi tha se përpjekjet e autoriteteve për përmirësimin e situatës janë më shumë deklarative sesa reale.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like