(VIDEO) Qyteti i Shkupit me padi ndaj fabrikës së çimenton “Titan Usja” pasi ndot ajrin

by admin
Spread the love




Kryetarja e qytetit të  Shkupit, Danella Arsovska, do të ngrejë kallëzim penal kundër fabrikës së çimentos “Titan Usje” për shkak se inspektorët e Qytetit të Shkupit dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,  kanë konstatuar se lëshon grimca të dëmshme dhe gazra tre herë mbi kufijtë e lejuar.

DANELLA ARSOVSKA-KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Gjatë matjes së fundit është konstatuar se është tejkaluar në mënyrë drastike lëshimi i grimcave të dëmshme, gjë që e dëmton cilësinë e ajrit të ambientit”.

Arsovska sqaroi se iniciativën e kanë ndërmarrë në pajtim me nenin 218, nenin 230 dhe nenin 234 të Kodit Penal, për mos respektim të rregullores për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

DANELLA ARSOVSKA-KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Është e papranueshme që qytetarët e qytetit të Shkupit të jenë viktima të fitimeve të disave që na helmojnë me dekada, duke u munduar me ‘donacione’ për komunat, sjellje korruptive dhe ndikime të ndryshme të marrin amnisti nga përgjegjësia për ndotjen e mjedisit nga e cila vuajnë mijëra qytetarë nga sëmundje të shumta”.

Arsovska  tha se qyteti i Shkupit është  duke punuar në mënyrë aktive në zbatimin e disa masave të vazhdueshme për uljen e ndotjes së ajrit në qytet.  Ajo përmendi se janë duke u  pastruar  deponitë ilegale,  janë shtuar subvencionet për transport alternativ,  është vendosur  rend në transportin publik dhe autobusët  që nuk kanë standarde minimale EURO 4, sipas saj nuk do të mund të marrin pjesë në transportin publik.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

 


You may also like