Video/ Qipriotët turkë përleshen me trupat e OKB, largojnë me bulldozerë mjetet e tyre në konfliktin e ndërtimin e rrugës në ishull (fotot)

by admin
Spread the love

Pamje shokuese video tregonin sot trupat paqequajtëse që goditeshin nga turqit qipriotë dhe mjetet e tyre që shtyheshin me bulldozerë gjatë një konflikti për nje ndërtim pa leje në ishullin e ndarë etnikisht.

Në pamje shiheshin paqeruajtësit britanikë që goditeshin e rrëzoheshin përtokë nga turma e nevrikosur e turqve qipriotë gjatë përplasjes së dhunshme.

Paqeruajtësit nuk reagonin por përpiqeshin të mbroheshin, teksa tre prej tyre raportohet se kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Sulmi i ndodhur në fundjavë erdhi kur paqeruajtësit parkuan automjetet e tyre për të ndaluar ndërtimin e një rruge të paautorizuar mes zonës së ndarjes në lindje të Qipros, e cila zgjat rreth 16 km.

Grekët qipriotë argumentojnë se ndërtimi i rrugës, e cila lidh fshatin e përzier të Pyla me atë të Arsos në veriun turk të ishullit, eshte një lëvizje me qëllime ushtarake në një pikë delikate të zonës së ndarjes.

Pamjet tregonin sesi turqit qipriotë përdornin buldozerë e traktorë për të larguar automjetet e OKB nga zona e planifikuar për ndërtimin e rrugës.

Të tjerë shiheshin që godisnin dhe shtynin paqeruajtësit që tentonin t’i ndalonin ata, por jo duke përdorur forcë.

Disa nga automjetet u dëmtuan nga makineritë e rënda të ndërtimit dhe u braktisën në vendngjarje.

Rreth 25 turq qipriotë u përfshinë në incident, që ishin shumë më tepër sesa forcat paqeruajtëse, shkruanin mediat vendase.

Episodi i dhunshëm përbën një përshkallëzim të tensioneve në ishull që nuk ishin parë prej vitesh.

Zëdhënës të OKB thanë se ndërtimi i rrugës shkel mandatin e ruajtjes së gjendjes aktuale në zonë e ndarjes.

Kreu i këshillit të BE, Charles Michel dhe kryediplomati Josep Borrell, dënuan sulmet dhe përshkallëzimin e situatës.

Zona e ndarjes së Qipros është nën mbikëqyrjen e OKB prej 1974, kur Turqia pushtoi veriun e ishullit pas një grushti shteti të sponsorizuar nga Greqia, që kërkonte bashkimin e ishullit me Greqinë.

Turqia tha se ndërhyri për të ndaluar eliminimin e minoritetit turk atje.

Prej atëherë ishulli është ndarë në zonën veriore të kontrolluar nga Turqia dhe jugun nga grekët qipriotë, me zonë e ndarjes të kontrolluar nga OKB për ruajtjen e paqes.


Pamje shokuese video tregonin sot trupat paqequajtëse që goditeshin nga turqit qipriotë dhe mjetet e tyre që shtyheshin me bulldozerë gjatë një konflikti


Top Channel

You may also like