(VIDEO) Qeveria nuk ka biseduar për zgjatjen e afatit për regjistrim

by admin
Spread the love

Qëllimi ynë është të gjithë qytetarët të regjistrohen dhe asnjë të mos ngelet i paregjistruar, u shpreh  sot ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq. Duke pasur parasysh se nëser ështe dita e fundit e regjistrimit, Muriçiq sqaroi se  Enti Shtetëror i Statistikave bën përpjekje maksimale deri në fund të ditës së nesërme të kompletohet regjistrimi. Ai më tejë bën të ditur se janë hapur pika shtesë ku qytetarët vet mundë  të regjistrohen.

Bojan Mariçiq, ministër i drejtësisë

“Ka akoma punë deri nesër, atë që e di është se disa rajone të caktuara janë regjistruar plotësisht dhe ata regjistrues që e kanë kryer punën atje vijnë në rajonet ku akoma ka nevojë që të bëhet regjistrimi. Janë hapur pika shtesë ku qytetarët vet mund të regjistrohen nëse nuk kanë qenë në shtëpi ose për ndonjë arsye tjetër deri më tani nuk janë regjistruar”

Ndërkaq, qeveria informoi se në mbledhjen e saj të fundit nuk ka diskutuar për vazhdimin e  regjistrimit të popullsisë.  Zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski tha se Enti Shtetëror i Statistikave do ta ketë fjalën e fundit.

Dusko Arsovski, zëdhënës i qeverisë

“Të gjitha kapacitetet janë drejtuara që të kryhet operacioni statistikor në afatin e paraparë ligjor, deri nesër mbrëma. Fjalën e fundit do ta ketë Enti i statistikave. Prej aty thonë se janë duke u bërë kontrolle përfundimtare për lëshime eventuale. Veç më po mbyllen rrethet e regjistrimit në Shkup ku ka më shumë koncentrim të popullsisë. Regjistruesit po i vizitojnë qytetarët të cilët deri më tash nuk janë regjistruar, kjo do vazhdojë deri nesër në ora 20”.

Ndërkaq  nga Enti Shtetërorë I Statistikës bëjnë të ditur se deri dje në ora 20.00 janë regjistruar  1.760.194 persona, 46.080 familje dhe 789.406 banesa. Mundësinë për vetëregjistrim jashtë vendit, deri më tani e shfrytëzuan – 201.247 qytetarë nga diaspora. /SHENJA/

 

 

 

You may also like