(VIDEO) Qeveria flet shqip, Xhaferi mban seancën e parë

by admin
Spread the love

“Të nderuar qytetarë, ju uroj mirëseardhje në Qeverinë e RMV-së në seancën e  parë konstituive të Qeverisë kalimtare të RMV-së”.

Kështu nisi seanca e parë e Qeverisë, me kryeministrin e ri teknik Talat Xhaferit. Kjo praktikë me video nga seanca e Qeverisë, nuk ka qenë shpesh e praktikuar deri më tani. Megjithatë, Xhaferi, shfrytëzoi rastin që t’i drejtohet opinionit dhe të përdor gjuhën shqipe. Zakonisht seancat e Qeverisë janë mbajtur në formë të mbyllur, për mediat dhe opinionin dhe më pas vetëm janë publikuar konkluzat.

Xhaferi deklaroi se pret që anëtarët e Qeverisë të punojnë me përkushtim dhe me interes për qytetarët.

Talat Xhaferi, kryeministër teknik

“Pres që të gjithë anëtarët e Qeverisë të investojnë gjithë diturinë dhe përvojën e tyre dhe të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve dhe se të gjitha sfidat para nesh do tejkalojmë bashkë, në mënyrë transparente dhe profesionale”.

Kryetari i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi, para përbërjes së sapozgjedhur të Qeverisë, uroi zgjedhjen anëtarëve të Qeverisë dhe u dëshiroi punë dhe bashkëpunim të suksesshëm.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like