(VIDEO) Pushteti dhe opozita me akuza të ndërsjella, qytetarët kërkojnë zgjidhje

by admin
Spread the love

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se paaftësia e pushtetit lokal në qytetin e Shkupit, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, ka shkaktuar kaos dhe mosfunksionim të transportit publik. Nga kjo parti thonë se kryetarja Arsovska me ndërprerjen e kontratave dhe bartjen e fajit vetëm sa e përkeqëson gjendjen me transportin publik.

LSDM

“Shkupjanët detyrohen të përdorin vetëm linjat e NQP-së, të cilat nuk janë të rregullta, gjë që shkakton bezdi dhe vonesa. NQP po zhytet më thellë në borxhe dhe për më tepër po lidh kontrata të dëmshme për blerjen e karburanteve me çmime shumë më të larta se ato reale. Për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së VMRO-DPMNE-së, Shkupi para pak kohësh mbeti pa transport publik për herë të parë në histori”.

Nga partia në pushtet rikujtojnë se, autobusët e rinj të premtuar nga VMRO-DPMNE dhe Arsovska nuk gjenden askund, e as fabrika e autobusëve elektrikë që i paralajmëroi kryetari Mickoski.

Sipas tyre VMRO-DPMNE dhe Arsovska i fituan zgjedhjet lokale vitin e kaluar pikërisht me premtimet për transport publik.

Ndërkaq, VMRO-DPMNE akuzon se  LSD dhe Arsovska qëndrojnë pas kaosit në Shkup. Nëpërmjet një komunikate për media VMRO thotë se Koalicioni i fshehtë Kovaçevski-Arsovska doli në sipërfaqe, gjë që sipas tyre  vetë Kovaçevski e ka pranuar duke theksuar se ka pasur takim me Arsovskën në Qeveri.

VMRO-DPMNE

“LSD dhe Arsovska qëndrojnë pas kaosit në Shkup. Kvaçevski dhe Arsovska janë fajtor për vjedhjen ndaj shkupjanëve. Koalicioni i tyre është vetëm për biznes dhe tenderë në katër sy. Arsovsa ka emëruar kuadër të LSD-së për drejtor të NQP-së. Drejtori i NQP-së, Stojkovski personalisht e ka nënshkruar furnizimin prej 27 milionë eurove për naftë me çmim prej 2 euro për litër”.

E në ndërkohë, që pushteti dhe opozita vazhdojnë me akuza ndaj njëra tjetrës dhe ndaj Arsovskës, qytetarët janë ata që I bartin pasojat. /SHENJA/

You may also like