(VIDEO) Protestë e Lëvizjes Anti-Bixhoz, Tetova është bërë Las Vegas!

by admin
Spread the love

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sot në Tetovë për të protestuar kundër hapjes së kazinos afër çerdhës “Rinia”. Nga lëvizja Anti-Bixhoz, e cila ishte edhe organizatore e kësaj proteste, i bënë thirrje kryetarit të shtetit, Stevo Pendarovski, që të organizon një takim me të gjithë kryetarët e partive politike dhe të jenë prezent edhe lëvizja Anti-bixhoz.

Anëtari i Lëvizjes, Jushi Emrullai  bëri thirrje publike që  të mbyllen të gjitha lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut, duke marrë shembull shtetet fqinje si Kosovën, Shqipërinë dhe Greqinë.

JUSHI EMRULLAI, ANËTAR I LËVIZJES ANTI BIXHOZ

“Nuk janë hapur për të fituar njerëzit por përkundrazi ato janë aty për të varfëruar popullin. E keqja e të gjithave të këqijave është se pikërisht këto hapësira bixhozi duke u hapur në afërsi të shkollave dhe kopshteve dhe çerdheve si në rastin konkret për të cilin jemi tubuar sot, i joshin duke shndërruar në klientelën e tyre kategorinë më të brishtë, fëmijët”.

ANËTAR I LËVIZJES ANTI BIXHOZ     

“Në këtë Tetovë të ngulfatur nga kazinot dhe bastoret, nga kjo që na servohet ky turp që nuk gjendet kudo nuk ka yrnek në botë, që pranë një çerdheje të hapet një kazino me përmasa kaq të mëdha. As në Las Vegas nuk mund të gjesh. Kjo tregon se ne kemi krizë në aspektin e funksionimit të shtetit ligjor”

Përkrahje të shumtë kishte edhe nga qytetarët të cilët deklarojnë se kur janë në pytje ardhmëria jonë, do të bëjmë ç’mos që dukuritë negative t’i largojmë.

DAIM ILAZI, QYTETAR

“Para shkollave nuk ndërtohet kazino, para fakulteve, xhamive, kishave, kjo është një e keqe e madhe njëjtë si virusi korona. Njerëzit në vend se të shkojnë nëpër biblioteka, të shkojnë ku duhet apo nëpër fabrika ato shkojnë me ato pak të holla që kanë i hargjojnë nëpër kazino”.

QENAN MUSTAFAI, QYTETAR

“Gjithçka çka po bëjnë po bëjnë për të keqen e popullit tonë, për fëmijët tanë, për neve personalisht për krejt po bëhet keq në tërësi, prandaj e përkrahim këtë protestë se duhet të parandalojmë sa i kemi mundësi”

Protestës ju bashkuan edhe drejtori i Çerdhes “RINIA” dhe të gjithë të punësuarit tjerë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like