(VIDEO) Protestat u ndalën, transportuesit presin të takohen me kryeministrin

by admin
Spread the love




Edhe pse ende pa asnjë epilog përfundimtar për kërkesat e tyre, transportuesit privat i kanë tërhequr autobusët e tyre nga bulevardi Ilinden, pasi të njejtit e kanë pranuar kërkesën e kryeminsitrit Dimitar Kovaçevski, i cili tha se do ti pranojë në takim , por , siç tha Kovaçevski, së pari ti lirojnë rrugët e qytetit.

Drejtori i “Sloboda Prevoz”, Lenin Jovanovski,  gjatë ditës së djeshme deklaroi se do ti ndjekin të gjitha sugjerimet e Kovaçevskit dhe presin që ti thërrasë në n takim.

Ndërkaq, transportuesit privat, njoftojnë se edhe sot i kanë dërguar kërkesë me shkrim kryeminsitrit Dimitar Kovaçevski për tu takuar. Ata  presin që sa më shpejtë ti pranojë në takimin ku pritet të jenë prezentë edhe përfaqësues nga qyteti i Shkupit dhe drejtori i Ndërmarrjes së Transporit Publik.

Kërkesë për takim, transportuesit privat deri tek kryeminsitri kanë bërë edhe ditën e premte, por, të njejtit nuk kanë marrë asnjë ftesë.

Ata  kërkojnë nga qyteti i Shkupit që t’u paguhet borxhi afro 2 milionë euro. Në shenjë revolte ata protestuan ditë me radhë duke bllokuat tre udhëkryqe të kryeqytetit.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like