(VIDEO) Protestat me dozë të lartë të urrejtjes, policëve u shahet nëna shqiptare

by admin
Spread the love




Protestat që po zhvillohen nën organizimin e opozitës maqedonase, po karakterizohen edhe me një dozë të lartë të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve. Ndonëse ideja e këtyre protestave thuhet se është parandalimi i propozimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut nën pretekstin se mohohet gjuha maqedonase, ato tashmë janë shndërruar në protesta ku manifestohet hapur anti shqiptarizmi. E tillë është edhe kjo video nga protestat e mbrëmshme në Shkup ku shihet se si disa protestues i shajnë dhe fyejnë në baza etnike policët shqiptarë. /SHENJA/


You may also like