(VIDEO) Propozohet heqja e maskave për shkollarët e mesëm, lejohen edhe ekskursionet

by admin
Spread the love

Komisioni për  Sëmundje Infektive do t’i propozojë Qeverisë dhe Shtabit të Përgjithshëm të Krizave  që nxënësit e shkollave të mesme të mos mbajnë maska dhe të lejohet organizimi i eksursioneve për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i komisionit, tha se kanë konstatuar se gjendja epidemiologjike në vend është stabile, është ulur numri i të diagnostifikuarve të rinj dhe të hospitalizuar, ndërsa për lirimin e ndonjë mase  tjetër  tha se duhet të presim edhe një javë.

Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektive

“Ende vazhdon rekomandimi  që për kuadrin teknik dhe të mësimdhënësve  të mbajnë maska, ndërsa vetëm për nxënësit hiqet detyrimi për mbajtjen e maskave mbrojtëse. Por, për të gjithë nxënësit apo prindërit e nxënësve  që mendojnë se fëmijët  ende duan t’i mbajnë maskat, mund të mbajnë maska, padallim se e largojmë këtë masë për heqjen e maskave”

Mehmedoviq shtoi se për studentët masat vazhdojnë edhe më tej të mbeten të njëjta, ndërsa  për të gjtiha masat e mbetura, të cilat ende janë në fuqi, duhet pritur ende. Sipas tij edhe pse situata me koronavirusin është e qetë, nuk mund të rekomandojnë heqjen e të gjtiha masave.

 Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektive

“Ekziston një listë e masave, që tani më janë aktuale, dhe ato janë masa kohore dhe masa të cilat janë sjellur me ligje dhe ka rekomandime, algoritme, protoklle se si duhet organizuar një ngjarje, dhe kjo listë shqyrtohet para çdo mbledhje të Komisionit. Kur do të ketë kushte për largimin e një mase të cakuar, komisioni dikuton në lidhje me atë masë dhe vendos. Njëra ndër masat është hyrja në shtet është diskutuar disa herë gjatë mbledhjeve të kaluara, mendoj se edhe në mbledhjet e ardhshme do të jetë në rend dite”

Përsa i përket imunizimit të popullsisë Mehmedoviq theksoi se duhet ende të punohet në procesin e vaksinimit, në mënyrë që t’i stimulojnë qytetarët të vaksinohen, që të ngritet përqindja e vakinimit dhe të rikthehemi në jetën normale të vitit 2019.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

You may also like