(VIDEO) Prokuroria publike: Joveski mund të bëhet gjykatës kushtetues

by admin
Spread the love




Prokuroria Publike ka kundërshtuar qëndrimin e zëvendëskryeministres  Sllavica Gërkovska, e cila ka deklaruar se prokurori Ljubomir Joveski nuk duhet të jetë gjykatës kushtetues. Prokuroria i ka quajtuar këto vlerësime të pabazuara, të kota dhe paushalle. Prokuroria edhe një herë ka kërkuar dhe insistuar që të gjithë aktorët politikë dhe të tjerë t’i heqin duart nga prokuroria.

PROKURORIA PUBLIKE 

“Në raportin e fundit për progresin e vendit, Komisioni Evropian nuk kritikon funksionimin e Prokurorisë Publike, por përkundrazi vlerëson se ‘ka progres të moderuar në luftën kundër korrupsionit’, që në fakt korrespondon me vlerësimin e përgjithshëm i gatishmërisë së shumicës së institucioneve në vend për të përmbushur kriteret evropiane”.

Prokuroria pret nga Gërkovska që të tregojë respekt të duhur për punën e prokurorëve.

Ndërkohë, zëvendëskryeministrja  Sllavica Gërkovska, gjatë një emisioni televiziv deklaroi se Prokurori Publik  Republikan, Ljubomir Joveski,  nuk duhet të jetë gjykatës kushtetues, pasi që nuk ka arritur të japë rezultate si prokuror.  Gërkovska tha se Qeveria nuk mund të organizojë konkursin publik dhe përzgjedhjen e hetuesve,  por tha se kjo është obligim i organeve të drejtësisë.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like