(VIDEO) Prokuroria ngre akuzë ndaj Rashkovskit dhe 6 të tjerëve

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur padi ndaj ish sekretarit gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovskit dhe 6 personave të tjerë. Me veprimet e ndërmarra nga Rashkovski, me ndihmën e të akuzuarit të gjashtë dhe të shtatë, shtetit i kanë shkaktuar dëm mbi 1 milione 300 mijë denarë.

Prokuroria Themelore Publike

“I akuzuari i parë, si person zyrtar, e ka shfrytëzuar autorizimin zyrtarë – duke nënshkruar Marrëveshje autoriale me persona fizik, edhe pse e ka ditur se i akuzuari i gjashtë dhe i shtatë nuk i kryejnë obligimet e tyre të punës në pajtim me Marrëveshjet e nënshkruara, megjithatë ju ka paguar honorare mujore. I akuzuari i gjashtë dhe shtatë, në pajtim me Marrëvshjen që e kanë pasur me të akuzuarin e parë për ndarje të mjeteve financiare, kanë tërhequr një pjesë nga fondet e paguara në  para të gatshme, me qëllim që të ja japin të akuzuarit të parë. Me këto veprime buxhetit të shtetit i është bërë dëm mbi 1.320.000,00 denarë”.

Rashkovski siç thuhet në kumtesën e prokurorisë paratë që kanë rrejdhur nga vepra penale, i ka përdorur për shlyerjen e kredive të tij para kohe, duke paguar llogaritë e tij personale dhe të antarëve të familjes së tij.

Prokuroria Themelore Publike

“Nga periudha 05.06.2017 deri më  05.05.2021 në Shkup, i akuzuari i parë, ka lëshuar në funksion para në vlerë totale 5.378.319,00 denarë, për të cilat e ka ditur se kanë origjinë nga vepër penale, me qëllim që ta mbuloj prejardhjen e parave në disa raste, që kur i ka fituar paratë deri tek vepra penale, i ka vënë në funksion, duke kryer pagesa të llogarive të tij dhe kartelave të kredive si dhe në llogaritë e antarëve të familjes së tij dhe gjithashtu para kohe i ka paguar kreditë e marra përkohësisht”.

Masat e kujdesit të caktuar ndaj të akuzaurit të parë dhe të katërte siç thonë nga Prokuroria mbeten të pandryshuara, por vetëm do të vazhdohen. Ndërsa me aktakuzën, është propozuar që të caktohet caktohet masë e përkohshme për sigurimin e pronës – kërkesë ligjore në vlerë prej  mbi 5 milion denarë, për dënimin e shkaktuar në vlerë prej gati 19 milion denarëve që është shkaktuar përmes veprës penale.

Kryeministri Zoran Zaev pati thënë se  konsideron që Rashkovski  nuk ka abuzuar me pozicionin e tij dhe ka kryer prokurime publike të pastra si kristali.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like