(VIDEO) Prokurori Bubevski: Mijallkovit mund t’i vjetrohet lënda në rastin “Titanik 2”

by admin
Spread the love




Më 7 prill të vitit të ardhshëm, ish-shefit të DSK-së Sashi Mijallkov i vjetërohet lënda për rastin “Titanik 2”. Shefi i Prokurorisë së Shkupit, prokurori Gavril Bubevski, i cili përfaqëson prokurorinë shpreson se do të ketë vendim definitiv për “Titanik 2” para se të vjetërohet lënda për Mijalkovin. Tashmë çështja është në procedurë provash dhe sot ka përfunduar me dëgjimin e dëshmitarëve të prokurorisë.
GAVRIL BUBEVSKI, PROKUROR
“Lënda vjetërohet për katër muaj vetëm në lidhje me të akuzuarin Sasho Mijalkov, pasi veprimet për të cilat ai akuzohet janë deri në pesë vjet burgim. Sa i përket të akuzuarve të tjerë lënda mbetet në procedurë për shkak se afatet për vjetrim janë shumë më të mëdha. Megjithatë, mund të shihni qartë se gjykata po bën përpjekje që të gjitha këto të realizohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Shpresoj se Apeli do të marrë vendim në afatin e paraparë, deri në fillimin e vjetërsimit absolut”.
Mijallkov ndiqet penalisht për pjesëmarrje në parregullsi zgjedhore në zgjedhjet vendore të vitit 2013. Të akuzuarit e tjerë në këtë rast, deputeti Menduh Thaçi, ish-anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi dhe tre ish anëtarë të tjerë të KSHZ-së, nuk kanë mundësi të shpëtohen nga vjetrimi. Ata ndiqen penalisht për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Pas mos-sjelljes ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov në seancën gjyqësore për “Titanik 2” dhe përplasjes publike mes drejtorisë së burgut në Strugë dhe Gjykatës Themelore Penale Shkup, mëngjesin e sotëm ai u soll në seancën e re për këtë proces gjyqësor. Në prani të dy avokatëve të tij, Lubomir Shvërgovski dhe Petar Vasilev, mëngjesin e sotëm Mijallkov u ul në rreshtin e pestë në sallën ku filloi seanca, ku u morën në pyetje disa dëshmitarë, mes të cilëve edhe ish anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Ish-drejtori i DSK-së po gjykohet për herë të dytë në procesin gjyqësor “Titanik 2”. Rigjykimi pason pasi Gjykata e Apelit në Shkup e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin Mijalkov u dënua me 3 vjet burgim, Menduh Thaçi 3 vjet e 2 muaj dhe të akuzuarit e tjerë, ish anëtarë të KSHZ-së, po ashtu me burgim. /SHENJA/

 


You may also like