(VIDEO) Profesorët Universitar kërkojnë rritje pagash, Qeveria kërkoi kohë shtesë

by admin
Spread the love

Nëse një shtet nuk investon në arsim të lartë dhe shkencë, atëherë ai shtet nuk ka ardhmëri, kështu deklaron prof.dr.  Angell Ristov, kryetar i Unionit të Sindikatave në Universitetin  Kirilli dhe Metodi”, pas takimit që kishte me kryeministrin Dimitar Kovaçevskin, ministrin e Financave, Fatmir Besimin dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Në takim, profesori Ristov, nga zyrtarët qeveritarë ka kërkuar  paga më të larta dhe nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive, i cili infromon se qeveritar kanë kërkuan pak kohë për të bërë kalkulime shtesë, sepse në periudhën e ardhshme do të miratohet Buxheti për vitin e ri.

ANGELL RISTOV, KRYETAR I UNIONIT TË SINDIKATAVE NË UNIVERSITETIN KIRILLI DHE METODI

“Takimi ishte konstruktiv. Kemi paraqitur kërkesat tona legjitime, argumentet. Ata vunë në dukje situatën shumë të vështirë ekonomike dhe financiare. Në fund ata konkluduan se ka vullnet politik nga ana e tyre për plotësimin e kërkesave të Sindikatës. Megjithatë, ata kërkuan pak kohë për të bërë kalkulime shtesë, sepse në periudhën e ardhshme është miratimi i buxhetit për vitin e ri”.

Angellov njofton se sindikata  gjithashtu kërkon rritje  graduale të pagave, me 25 për qind në vit, për të arritur një rritje 100 për qind pas katër vitesh, pasi sipas tij, profesorët në Kirilli dhe Metodi kanë pagat më të ulta në rajon.

ANGELL RISTOV-KRYETAR I UNIONIT TË SINDIKATAVE NË UNIVERSITETIN KIRILLI DHE METODI

 “Nuk janë vetëm pagat, por edhe shkenca, qasje në baza, sigurim të  literaturës, vizitat jashtë vendit. Si mund të shkosh në Londër apo Paris me 650 euro, nuk mund të shkosh as në Nish për një konferencë”.

Ata si sindikatë deklarojnë se përfaqësojnë interesat jo vetëm të stafit mësimor, por edhe të stafit jomësimdhënës, të cilat sipas tyre, edhe ato janë në gjendje të mjerueshme.

Medina Ajeti /SHENJA/

(VIDEO) Profesorët Universitar kërkojnë rritje pagash, Qeveria kërkoi kohë shtesë

You may also like