(VIDEO) Presidenti Pendarovski dhe ambasadorja Ageler diskutuan për integrimin në BE

by admin
Spread the love

Presidenti Stevo Pendarovski dhe ambasadorja amerikane, Angela Ageler, kanë biseduar për miqësinë mes dy vendeve dhe rrugën e Maqedonisë së veriut për integrime evropiane. Nga zyra e presidentit informuan se në takim u theksua se marrëdhëniet bilaterale po zhvillohen me një dinamikë të shkëlqyer, në përputhje me miqësinë afatgjatë maqedono-amerikane dhe në frymën e partneritetit strategjik dhe aleancës në NATO.

PRESIDENCA

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për zhvillimin e procesit të integrimit evropian dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në këtë drejtim, si dhe për situatën në rajon më të gjerë në kuadër të agresionit rus kundër Ukrainës”.

Presidenti Pendarovski, duke theksuar se vendi ynë i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, shprehu besimin se mbështetja amerikane do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, si garantues i paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë ditës së djeshme,  ambasadorja Anxhela Ageler, në emisionin “Vesti plus” në TV Kanal 5, duke folur për ndryshimet kushtetuese të cilat janë kusht për vazhdimin e rrugës eurointegruese të RMV-së, tha se shpreson shumë që deputetët, liderët dhe anëtarët e të gjithë partive politike sërish do ta njohin këtë moment kyç për këtë vend dhe do të sjellin vendime të cilat janë për të mirën e qytetarëve, e jo në interes të aspiratave të tyre politike ose personale. Seanca për ndryshimety kushtetuese është caktuar për më 18 gusht.

/SHENJA/

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like