(VIDEO) Policia ka sekuestruar rreth 7 000 mjete piroteknike

by admin
Spread the love

Policia ka  sekuestruar rreth 7 000 mjete piroteknike në rrethinën e Gostivarit dhe ka arrestuar  tre persona. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nëpunësit policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme  Tetovë – Njësia policore Gallate, të martën kanë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 6.964 mjete   të ndryshme piroteknike, kryesisht pushkaliqe,  në tri objekte tregtare në fshatrat e Gostivarit, Negotinë dhe Dobridoll.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Përkatësisht, në periudhën prej orës 16:50 deri në ora 19:10, nëpunësit  policorë e kanë privuar nga liria I.D.(61), të cilit i janë sekuestruar  3.826 mjete piroteknike dhe H.J. (49) me 2.895 mjete piroteknike , të dy nga Negotina, dhe e kanë arrestuar  personin  G.R. (60) nga Dobridolli me 243 mjete piroteknike të konfiskuara”.

Nga MPB shtojnë se mjetet piroteknike të gjetura janë fotodokumentuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tre personave do të vijojnë parashtresat përkatëse.

Në lidhje me  mjete piroteknike të cilat përdoren  në festat e fundvitit, Ministri i MPB, Oliver Spasovski, disa ditë më parë deklaroi se dënimet do të jenë të larta dhe apeloi që mos të përdoren të njejtat.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like