Video / Po me macen çfarë pate? Sjellja e lojtarit të West Ham trondit rrjetin

by admin
Spread the love

Një sjellje e turpshme, e pajustifikueshme ka si protagonist, Kurt Zouma, mbrojtësin e West Hamit dhe Francës, që ka qenë në qendër të mediave ditën e sotme.

Lojtari ka postuar një video në web ku godet me shkelma dhe shuplaka një macet e tij, duke u tallur në praninë e një shokut të tij.

Klubi londinez ka mbajtur menjëherë qëndrim, duke dënuar këtë sjellje ë dhunshme kundër kafshëve.

Edhe vetë lojtari ka kërkuar falje disa orë më pas: “Më vjen shumë keq për këto që është tronditur nga ajo video. Dua ti siguroj të gjithë se dy macet janë mirë. Duhen nga e gjithë familja jonë. Ai episod ishte një incident, që nuk do të ndodhë më”, ka thënë Zouma. / Oversport.tv

You may also like